Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekaruar se draft-propozimi për Asociacionin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për komunat me shumicë serbe nuk është ndarë me institucionet e vendit.

vjosa osmani rama

Megjithatë. ajo theksoi se drafti po përgatitet nga insitucionet e Kosovës.

“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari. Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin e saj, ashtu siç i ka marrë obligimet në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe të përkrahur nga ShBA-ja”, tha Vjosa Osmani.

Sa i përket anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Vjosa Osmani refuzoi të komentoi duke thënë se kjo është çështje mes dy qeverive.

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani, raporton Klan Kosova.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re