Kërcënohet gjyqtari i shkallës së parë të rethit gjygjësor të Korcës, Besnik Shehu. Ka qënë vetë gjyqtari i njohur i kësaj gjykate ai që ka denoncuar në komisariatin e Korcës Erin Myrtollarin dhe Muhamet Hoxhan, krushq me njëri tjetrin.
 
54 vjeçari bën me dije së e kanë kërcenuar atë dhe familjen e tij në qendër te qytetit të Korcës. Burime thanë se kërcënimi ka qënë me fjalë të cilat për prokurorin e çeshtjes nuk kanë kaliar vijën e kuqe për të bërë të mundur arrestimin e tyre.
 
Gjithçka mesohet të ketë lidhje me një vendim të dhënë nga Shehu në vitin 2016 per një pronë të 66 vjecarit Muhamet Hoxha.
 
Vendim që duket nuk i ka pëlqyer Hoxhës. Gati dy vjet pas këtij vendimi gjyqtari dhe 66 vjecari janë përballur sëbashku në një prej bulevardeve kryesore të qytetut atje ku të dy personat e denoncuar nuk e kanë kursyer fjalorin drejtuar gjyqtarit Besnik Shehu. Për ceshtjen të dy shtetasit do të ndiqen në gjendje të lire.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re