Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaroi se kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës duhet të ishte mjeku Ilir Alimehmeti.

idrizi beleri

Komentet Idrizi i bëri gjatë një interviste në “News 24”, ku tha se Alimehmeti do të arrinte të mobilizonte edhe pjesën gri të elektoratit që nuk doli fare në zgjedhje. I ftuar në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se PD duhej të kuptonte që duhet të dilte mbi veten dhe të gjente një kandidat përtej militantëve.

“Mënyra si u zhvillua fushata do na çonte drejt kësaj mospjesëmarrjeje. Gjuha e kryeministrit, për të stigmatizuar opozitën, donte të mobilizonte të vetët por në këtë grackë ra opozita. Ata që duhet të bëjnë ndryshimin, pra zona gri nuk votoi fare. Fushata u zhvillua e tillë që të dy palët iu drejtuan vetëm militantëve.

Raporti i OSBE flet për ndërhyrjen e shtetit dhe blerjen e votës. Duhet reflektim i thellë. Surprizë ishin Shkodra e Himara. Sa i përket Tiranës, do dëshiroja kandidat të ishte Alimehmeti se mund të mobilizonte një pjesë tjetër të PD. Kishte një ‘background’ të mirë jo një militant i PD, kishte bërë një PR të mirë gjatë pandemisë, na çonte përtej PD-së. Sa për militantët është më e madhe dhe e organizuar PS. PD duhet të kuptonte që duhet të dilte përtej vetes me një kandidat që e çonte përtej militantizmit, që e çonte në zonën gri. Ai mund të katalizonte më mirë zonën gri. Dy kandidatë kryesorë i drejtoheshin më shumë njëri tjetrin, nuk pashë një projekt për Tiranën, një metropol, Tirana nuk është vetëm një konvikt dhe zona rezidenciale”, tha ai.

Kreu i PDIU-së komentoi arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve. Sipas tij Beleri as nuk duhej të lejohej të kandidonte, referuar situatës së krijuar prej tij në Himarë dhe të shkuarës së tij si ish i dënuar dhe pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë.

“Në mënyrë të përsëritur që nga tetori jam munduar të rris vëmendjen ndaj fenomenit. Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, nëse do i referohemi Kodit Zgjdhor pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor. Nuk e prisja arrestimin, por është e papranueshme një njeri me rekorde të dilte si kandidat. minoriteti grek ka shumë figura të artikuluara që do i bënin nder, dhe gjendet një njeri me një të shkuar të tillë, i dënuar nga Gjykata e Vlorës, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë dhe del me flamurin e Vorio Epirit. Beleri e ka bërë dëmin, po kthehemi ne situata të harruara në Himarë. Kam parasysh fakte ku shteti shqiptar nuk është treguar konsekuent në vijat e kuqe të interesit kombëtar. Ju nuk ju duken shantazhe kur ministri grek kërcënon Shqipërinë? Sigurisht që kur bëhet fjalë për krimet zgjedhore çështjet janë në SPAK.

Drejtësia duhet të jetë shumë e kujdesshme, por duke parë që zyrtarë grek kërcënojnë me rrugën e integrimit dhe shkojnë bëjnë vizita speciale në burg, drejtësia të mbajë qëndrimin e saj e të mos i dorëzohet presioneve. Drejtësia detyrim të vendosë në bazë të provave e fakteve”, deklaroi Idrizi. Kreu I PDIU-së paralajamëroi se brenda javës së ardhshme do të dërgojnë në SPAK një tjetër çështje për Belerin, që shkon përtej krimit zgjedhor. “Himara nuk është zonë minoritare. Beleri është një burgaxhi përsëritës edhe në Greqi. PDIU po konsultohet me një grup juristësh dhe do e çojmë ne në SPAK por jo për këtë çështje, por për advokimin i Vorio Epirit, evokon protokollin e Korfuzit, krahinën autonome dhe me pretendime irredentiste ndaj Shqipërisë. Për këto arsye do të duhej të ishte ai në vëmendjen e drejtësisë amerikane. Do e çojmë në SPAK me shumë mundësi brenda javës që vjen. Kemi hyrë në një zonë të nxehtë, më vjen keq kur shoh analistë që kanë inat Ramën dhe mbrojnë të pa mbrojturën. Vëmë partinë para Atdheut”, deklaroi Idrizi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re