Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët tregoi se çfarë ka ndodhur në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek çështje me Greqinë, për të cilën tha se ai nuk e sheh të lidhur me negociatat, por si një problem që duhet ta zgjidhin dy palët.

Greqia, u shpreh – Rama është një partner strategjik i Shqipërisë, me të cilën “duam të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”.

“Kam prekur çështjen e marrëdhënies strategjike të Shqipërisë me BE si një marrëdhënie që bazohet tek një religjion i përbashkët, si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi që të mos harrojmë asnjëherë se dielli lind andej nga perëndon, si një mision dhe borxh historik ndaj gjeneratave të tjera, dhe patjetër si një fuqi e shtuar për të punuar dhe për të përballuar me durim cdo vështirësi dhe për të kapërcyer cdo pengesë.

Është trajtuar edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh në fakt krijojnë ekspertimet e mosmarrëveshjeve bilaterale mes një vendi dhe një tjetri në tryezën e BE.

Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve. Është e paarsyeshme që në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata që do të thotë hyn në një fazë të shtet bërjes evropiane, duke përfituar përditë nga transferimi dijes së BE të pengohet, të votohet sepse ka një çështje

Ballkani dhe vendet që janë të përfshira në këtë proces në vendin tonë mund ta parashikojmë sa vështirësi nxjerrin rrugës mes njëra tjetrës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, të natyrës krejtësisht politike, dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE.

Në çështjen mes nesh dhe Greqisë nuk e kam zgjatur shumë, unë kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh, që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe në të gjitha rastet është një çështje që sa na takon nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as e përmbajtjes e marrëdhënies tonë me Greqinë, që është një partner strategjik, vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria, duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Europa e Ballkanit”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re