Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh i revoltuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe qëndrimin e saj lidhur me kreun e grupit parlamentar të PD-së.

Sipas demokratit, situata e krijuar vjen si pasojë e një urdhri nga kreu i mazhorancës, Edi Rama. Paloka shkon dhe më tej, duke iu drejtuar deputetëve të cilët sipas tij, nëse Rama do ju thoshte të kërcenin të gjithë përpjetë lakuriq, nuk ata do ta bënin, por sipas Palokës: “ajo që po bëni është e njëjta gjë, kështu që derisa ta vazhdoni këtë farsë mendojeni veten para shqiptarëve sikur po kërceni lakuriq këtu të gjithë”

“Sot lexuat vendimin e aleatëve tanë. Cfarë ndodh kur vjen çështja tek grupi  parlamentar i PD? Ju jeni urdhëruar nga Rama ta bëni këtë. Por, do ju vendos para një situate ju dhe gjithë kolegëve. Që ta kuptoni se ç’po bëni kur zbatoni urdhrat e Ramës.

Nëse Rama do ju thonte të kërceni të gjithë përpjetë këtu lakuriq, jam i sigurtë që nuk do ta bënit, por, ajo që po bëni është e njëjta gjë, kështu që derisa ta vazhdoni këtë farsë mendojeni veten para shqiptarëve sikur po kërceni lakuriq këtu të gjithë. Lëreni farsën me drejtorinë juridike që paska tre javë që s’ju jep përgjigje.

Se bëheni qesharakë. E keni shumicën ndryshojeni rregulloren, jo vetëm rregulloren por edhe Kodin Zgjedhor. Koorporatën e keni ktu, bëjeni mo, është më e ndershme dhe për ju”, tha Paloka nga Foltorja e Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re