Amortizimi dhe kushtet e veshtira në shkollën e fshatit Shën Gjergj kanë bërë që këtë mëngjes prindërit të çohen në protestë. Në këtë shkollë mësojnë rreth 40 nxënës të cilët edhe këtë dimër do të duhet ta kalojnë në kushte të vështira.
Prej vitesh në shkollën 9 vjeçare të fshatit Shën Gjergj nuk është vënë dorë çka ka bërë që fëmijët të detyrohet të zhvillojnë mësimin në ambiente të ftohta, me tavane që rrezikojnë të shemben e me tualete jashtë funksionit. Për prindërit kjo situatë është bërë e lodhshme dhe kërkojnë një zgjidhje për problemin ndërsa fëmijët tregojnë se e kanë të veshtirë të zhvillojnë mësim në këto kushte.
Prindërit: Çfarë bie jashtë bie dhe brenda, fëmijëve u japim dhe dru me vete për t’u ngrohur këtu. Ne fëmijët mezi i rrisim edhe I sjellim këtu ku tavani gati po bie.
Kryeplaku i fshatit: Kemi biseduar me kryetarin e bashkisë, ai nuk i ka lekët në xhep dhe tani që sivjet do vijë fondi pritet të bëhet. Kjo dmth, shkolla e Shëngjergjit dhe rruga do të bëhen të parat.
Edhe për nënkryetarin e Bashkisë Maliq Eridion Rustemi kushtet e shkollës 9vjeçare nuk janë normale por sipas tij është siguruar financimi dhe pritet të fillojë dhe ndërhyrja në këtë shkollë.
Eridion Rustemi Nënkryetar i Bashkisë Maliq
Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e kësaj shkolle dhe kemi kërkuar që të transportohen fëmijët drejt shkollës së Zvezës që ndodhej jo më larg se 1 km nga fshati ynë. Por ata kanë rënë dakord që fëmijët të rrinë këtu derisa të fillojnë punimet.
…
/faxweb