Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për plane të tjera që ai ka përgatitur nëse gjykata franceze refuzon padinë e tij kundër Anthony Blinken.
I pyetur në Zone e Lirë se çfarë do të bëje nëse gjykata ja refuzon padinë, Berisha u shpreh se ka plane b, c, e kështu me radhë, por nuk preferoi t’i zbulonte.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken njoftoi se Sali Berisha është shpallur non-grata nga SHBA së bashku me familjen e tij, për shkak të korrupsionit me pasoja të mëdha për demokracinë e Shqipërisë.
Ish-Kryeminsitri nuk bie dakord me këtë vendim dhe e ka paditur Anthony Blinken në një gjykatë franceze, duke i kërkuar që të nxjerrë prova qoftë për atë qoftë për familjen e tij.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çani: Çfarë do thoni nëse gjykata nuk merr padinë?
Sali Berisha: Edhe mund të mos e marrë. Unë kam një avokat që ka një reputacion të madh.
Arjan Curi: A ke plan tjetër?
Sali Berisha: Padiskutim që kam plan b, c, e kështu me radhë, por nuk jua tregoj juve. Do vendos në vend dinjitetin tim. Nuk po vë në diskutim vendimin.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb