Kreu i grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me bashkëpunimin që mund të kenë me opozitën sa i përket reformës në drejtësi.

Balla tha se kjo situatë nuk ishte për të bërë pazar, por për të pasur një bashkëpunim për të parë rezltate në Reformën në Drejtësi. Ndërsa shtoi se aktualisht po punohej së bashku me PD për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe përmendi se kishte propozuar që numri i Komisioneve të Përhershme Parlamentare të shkonte deri në 12. Pra të shtoheshin edhe 4 komisione të tjera pasi aktualet nuk ishin të mjaftueshme për fusha të posaçme.

Taulant Balla

Nuk ka të bëjë me atë që po them. Besoj se tashmë jo vetëm ne, por besoj se edhe me rastet e djeshme të pardjeshme, ato që do të vijnë, do tregojnë se ne kemi bërë mirë si Shqipëri që kemi marrë reformën në drejtësi. Besoj se PD duhet të japë votën për këto që duhet të burojë nga nevoja për ndryshim kursi, jo si pjesë e një pazari më jep të të jap.

Për ta përmbyllur, dora jonë do vazhdojë të jetë e shtrirë dhe gatishmëria ime është që të ulemi. Sot kemi rënë dakord që të fillojmë punën për të ndryshuar rregulloren e Kvendit. Mendoj se 8 komisione janë shumë pak, duhet të shkojnë deri në 12 komisione të përhershme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re