Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Çuçi i pyetur se çfarë do të ndodhë me përfundimin e afatit “100 ditë” që la Rama u pergjigj duke thene se drejtori i ri e ka nisur punen pikerisht me kete analize. Ai tha se do zhvillojë një tur në të gjitha qarqet e vendit dhe më pas do kete një raport përmbledhës.

Fundi i afatit 100 ditor?

“Drejtori i ri e ka filluar punën me këtë analizë dhe do te jëtë në gjithë Shqipërine dhe padyshim ky raport do sherbeje si dokument për kedo në mënyrë që puna të vazhdoje, për një trupë sa më profesionale.

Po bëhet analizë në cdo qark të vendit dhe më pas me një raport përmbledhës”-u shpreh Çuçi.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot miratimin e vendimit për projektin e ri në Policinë e Shtetit, që lidhet me Policinë Rrugore me fokus goditjen e shkelësve të ligjit dhe shmangien e ndërhyrjeve me futjen e teknologjisë.

“Me këtë projekt duke futur teknologjinë do të marrim rreth 110 “Smartphone” që do të jenë në duart e policisë në qarkullim që janë çift me printin përkatës dhe kur evidentohen shkelja do të emetohet gjoba duke ia dhënë në prezencë. Apo blerjen e 6 radarëve që evidentojë cdo shkelje që lidhet me shpejtësinë në qarkullim dhe që automatikisht e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të negociojë shkelësi me punonjësin e policisë” tha ai.

Çuçi foli dhe për pagat e punonjësve të policisë.

“Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të policisë së shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti nga rritja e pagave, kjo nuk do të thotë se nuk do ta shikojmë, jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma” tha ai.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re