“Berisha po bën përpjekjen e fundit. Zgjedhja është që të ikin të dy paketë me një ndjesë të fortë për demokratët sepse kanë degraduar opozitën”. Kështu u shpreh Astrit Patozi në MCN TV.

Sipas Patozit krue i PD Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha po tregojnë gishtin nga njëri-tjetri si bashkëpunëtorë të Ramës, ndërkohë që siç shprehet ai si Berisha si Basha kishin menduar të vazhdonin bashkë në një marrëdhënie hipokrite përballë demokratëve.

Pjesë nga intervista e Patozit:

Ka shumë që e shohin Bashën më të fortë pas këtij vendimi?

Patozi: Ai ka disa avantazhe, është mosha dhe vetë Berisha e ka thënë që kjo ishte arsyeja pse humbëm në 2013-ën. Bash aka më pak përgjegjësi në raport me Berishën në politikë, ai ka aleatë të përkohshëm SHBA-në ndërkohë që Berisha i ka kundër. Ai po ashtu ka letrat e PD në dorë. Ai nuk është i zgjedhur është i emëruar. 8 vite më vonë kjo është e gjitha e përligjur ndaj janë bashkë përgjegjës, por unë nuk dua që në kampin e opozitës të bjerë vaji edhe pse i kam ndatrë llogaritë me të. Mendoj që kjo që po ndodh mund të shërbejë për mirë nëse PD do ta shfrytëzojë si shans për të kaluar në një epokë të re. Ata duhet të ikin të dy. Sot do të doja që FRPD duhet të kishte këtë tezë: “Berisha dhe Basha e kanë çuar PD në këtë nivel që të gjitha shigjetat që duhet të ishin nga qeveria janë nga opozita dhe zgjedhja do të ishte të iknin të dy.

Mendoni se do largohen?

Patozi: Po. Njëri para e tjetri pas. Të thuash që unë do kthej PD sot do të thotë që është betejë personash. Ata po grinden sot për domenin e udhëheqjes së tufës. Berisha sot është përpara sepse ajo që bëri Basha ishte jo e drejtë.

A mund të kishte bërë hapa para Basha?

Patozi: Ai mund të kishte thënë unë nuk e mbroj për të mos dëmtuar PD_në, por ne ikim dhe jemi bashkë përgjegjës. Kjo do ishte clirim për PD. Nëse PD nuk kthehet në garë kurrë sdo mbij bar në atë parti. E keqja lindi për shkak të Berishës I cili hoqi garën. Ai duhet të kërtkojë falje që emëroi Bashën dhe jo se e hoqi atë por sepse dëmtoi PD-në. PO ta thotë këtë dhe që ska asnjë pretendim për të udhëhequr PD dhe në PD të rikthehet gara atëherë PD do ketë shpresë. Nëse kjo do lexohet sic unë po e shikoj ka shpresë. Çarja e PD është mesazh për politikën shqiptare. Rama deri sot ka qenë I rehatuar dhe do ta miratojë qeverinë pa siklet.

A ekziston shansi për bashkëqeverisje?

Patozi: Jo jo, unë e perjashtoj. Është e papranueshme, kjo është e mirë vetëm për një grup njerëzish që duan të kenë hapësira nga të dyja krahët. Nëse opozita rigjenerohet e merr përpara qeverinë dhe e rrëzon. Duhet që kjo qeveri të rrëzohet me një model tjetër se këtë e pamë me katër humbje rresht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re