“Viti i ri, probleme të vjetra”, kjo ka qenë tema e emisionit këtë të hënë në ‘Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio deputeti i PD, Edmond Spaho, u pyet nga moderatorja Borakaj se çfarë pret opozita në 2024-në dhe çfarë do të bëtë për të përmbysur qeverinë?

Lidhur me këtë pyetje, Spaho tha se opozitës i janë mbyllur të gjitha dyert dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është të vijojë të bllokojë parlamentin dhe protestat, njësoj si në vitin 2023.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: E mbyllët me protesta, e rinisët me protesta. Tani betejën e keni vendosur poshtë shtëpisë së Sali Berishës. Si e shikon opozita 2024-n, si do të fitoni përballë Edi Ramës?

Edmond Spaho: Që situata politike është e tensionuar ka kohë që ka filluar ky konflikt. Në përgjithësi politika në Shqipëri është konfliktuale dhe e ashpër. Edhe parlamenti prej muajsh nuk funksionon. Ne jemi penguar të krijojmë komisione hetimore parlamentare, ne nuk na lejohet të kemi përfaqësim në reformën zgjeëdhore. Përfshirë propozimet tona që nuk shikohen na kanë çuar në pikën që ne ndihemi të përjashtuar nga skena politike. Po paraqitet si opozitë grupi i Lulzim Bashës, që s’është e vertetë. Mund t’i vësh çfarë do emri që të duash, por mund ta quash rezistencë që po bën Rama për të na nxjerrë jashtë lojës politike. Morëm spunto dhe nga rasti i zotit Berisha nga një çështje që ka 3 vjet që hetohet, pa asnjë provë, pa asnjë fakt e fusin arrest shtëpiak. Drejtësi me dy standarde. Edhe në këtë rast duket që qëllimi është politk.

Pranvera Borakaj: Ka strategji afgatgjatë opozita, përveç sjelljes në parlament?

Edmond Spaho: Ne duam të na rivendosen të drejtat tona. Nuk po kërkojmë qiqra në hell, duam të drjetat që na jep Kushtetuta. Të na japi të drejta të hetojmë në ato çështje.

Pranvera Borakaj: Ju keni instrumente.

Edmond Spaho: Instrumenti themelor është komisioni hetimor, interpelanca me kryeministrin, por ai nuk vjen. Në do vazhdojmë me këtë rrugë, nuk kemi çfarë bëjmë tjetër. Kemi arritur në një lloj pike konfliktuale sa që përshkallëzimi mund të shkojë edhe në mënyra të tjera.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re