Skip to content

Çfarë do të bëni me pronën dhe pronarët? Berisha jep premtimin: Sa të vijë PD-ja në pushtet do të…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar se vendimi i parë sa të vijë Partia Demokratike në pushet do të kompensohen sipas çmimit të tregut të gjithë pronarët që u është “grabitur” toka nga shteti.

Pyet demokrati: Çfarë do të bëni zoti Berisha për pronat dhe pronarët?

“Vendimi i parë që do të marrim sa të vijmë në pushtet është që të rikthehet prona tek pronari. Aty ku nuk ekziston mundësia pronarët do të shpërblehet me çmimin e tregut, pa asnjë diskutim. Ky është qëndrim jonë i prerë dhe i padiskuteushëm. I qëndrojmë plotësisht dhe kjo është pjesë kryesore e programit tonë. Ky popull ka nevojë të konsolidojë pronën që njerëzit të lidhen më shumë me këtë vend. Kjo është e ardhmja jonë. Pronën ne e kemi pjesë parësore të programit tonë”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë