
Lorenc Gordani, ekspert i tregut të energjisë, gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka folur për krizën energjitike që po përballet vendi ynë.
Gordani gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria 30% të prodhimit të energjisë e importon ndërsa 70% e prodhon vetë. Gjithashtu Gordani tha se nuk parashikohet që Shqipëria të vuajë kufizimet e energjisë elektrike megjithëse çmimi ka shkuar në stratosferë.
Shqipëria e prodhon energjinë elektrike? “Kjo është lehtësisht e verifikueshme, 20 vitet e fundit ne kemi qënë shumë pak eksportues dhe periudhën tjetër ne jemi importues 30 % e importojmë kurse 70% e prodhojmë vetë energjinë. 30% na ka kushtuar 200 milionë në vit tani me çmimet e reja kalon çdo lloj parashikimi të rëndë. Kemi shifrën e 320 milionë euro për 4 muajt e parë dhe gjithë pjesa tjetër e vitit është katastrofë që mund të shkojë mbi 1 miliard euro.
Kufizime energjie në Shqipëri? “Mund të kemi reduktime, por mungesë të saj jo. Por ne kemi kërkuar që të përgjigjen kërkesës së biznesit duke përdorur energjinë nën kosto, me shpresën që moti do ta favorizonte Shqipërinë. Fakt është që çmimet janë rritur në mënyrë galopante dhe ka rrezik të shtuar.
Termocentrali lundrues do të vendoset në punë, do të furnizohet me karburant por tani me çmimet e reja do të shikohen sërish kostot, ka hapësira për të manovruar. Nuk ka zgjidhje të lehta por çdo gjë kanë një kosto. Ka aspekte që mund të jenë zgjidhje të vështira.
Rritja e çmimit – “Jemi në një situatë luftë ekonomike, jemi pjesë të një situate që nuk mund të përjashtojmë asnjë skenar të keq. Çmimi i energjisë kryeministri Rama ka theksuar se familjarët dhe biznesi i vogël nuk do të ketë ndryshim të energjisë. Pa përjashtuar skenarët e papritur. Biznesi i lidhur në tensionin e mesëm ka një marrëveshje me ministrinë ku do të bëhet një çmim favorizues megjithëse janë prekur nga rritja e energjisë.
Muaji më i keq – “Mos krijohet ndonjë situatë alarmante dhe herët ose vonë tregjet do të kthehen në normalitetin e vet, kjo është një luftë e ftohtë. Bizneset duhet të prodhojnë vetë energjinë elektrike dhe të menaxhojnë sa më mirë energjinë, ky është momenti që mund të sjellë ndonjë ndryshim.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb