Ky vit duket se do të jetë më i qetë në tregun valutorë, ku pritshmëritë e agjentëve flasin se kursi euro-lekë do të jetë më i stabilizuar. Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutorë, gjatë një intervistë për “E-ZONE” tha se nuk ka asnjë sinjal që 2024 të ketë luhatje të mëdha, si viti që lamë pas.

“Sot që flasim nuk ka asnjë të dhënë që viti që sapo kemi nisur të ketë luhatje të mëdha. Sigurisht leku do të jetë në pozita të forta, pasi treguesit e ekonomisë janë që do të kemi fluks eurosh në treg, me një vit turistik edhe më pozitiv apo dhe me real-estate, një sektor i cili ka një kontribut të rëndësishëm në prurjen e eurove në vend. Ndaj mund të themi se leku do të vijojë të jetë superior”, – u shpreh Vakaj.

Lexo edhe :Related Posts

Por kush mund të jetë norma e re e kursit të këmbimit gjatë këtij viti?

“Agjentët e tregut janë të mendimit se norma e re e kursit të këmbimit do të luhatet në masën 103-105  lekë. Nuk ka asnjë indikator tjetër për një normë të re kursi në muajit në vazhdim”, – sqaroi Vakaj në “E-ZONE”.

Në fillim të muajit dhjetor euro kapi një rekord të ri, duke arritur në 101 lekë. Këtë fillim viti, konkretisht në mbyllje të kësaj jave, një euro arriti në 104 lekë. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re