Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha këtë të premte, se janë duke u zhvilluar bisedime mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për mundësinë e zgjatjes ose jo, të mbylljes së kufijve, pas Pashkëve.
“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve”, i tha ajo radio 1 Europe, transmeton Reuters.
Von Der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.
Nga ana tjetër kujtojmë se dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanj, të dyja anëtare të BE-së.
Më 17 mars, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë.