Dënimi i mëparshëm i autorit: Mbetet një çështje e diskutueshme nëse dënimi ka qenë i mjaftueshëm apo jo, këto janë gjëra ekstreme, që nuk evitohen dot 100%, sido që ti shkruash ligjet.

Gjuha e dhunshme që përdor politika në Kuvend: Politika po tenton ushqimin e një klime psikologjike të rënduar, dhe është nëj përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe që ta bësh këtë, qysh në civilizimin romak është përcaktuar vija ndarëse mes akuzuesve dhe të akuzuarve, ku akuzuesit duhet të paraqesin provat për ato që thonë.

Është një çështje kulturore që nuk zgjidhet sa hap e mbyll sytë, dhe ne e kemi edhe sot para syve, dhe ju jeni të detyruar që ta pasqyroni, të gjithë këtë hulli të figurës së kohës se vjetra, që risillet për hir të politikës së ditës.

Në Kuvendin e Shqipërisë për fat të keq nuk mungojnë ekstremet, të akuzave të natyrës penale.

Legjislaconi më i ashpër për dhunë në familje: Për dhunën në familje, kemi një nga legjislacionet më të ashpra, në buxhetin për 2022 ka një dyfishim për mbështetjen ndaj viktimave të dhunës.

Persona me probleme mendore që qarkullojnë lirshëm në qytete: Nuk ka nevojë që të jenë shumë, se edhe pak janë rrezik potencial, në rastin konkret kemi të bëjmë me një individ që është dënuar më shumë se 10 vite më parë, dhe më pas ka dalë dhe ka pasur përgjatë gjithë këtyre viteve liri, por nuk është denoncuar ndonjëherë për ndonjë problem.

Apeli që drejtësia të japë vendim sa më shpejt: Drejtësia jo vetëm që duhet të japë dënimin më ekstrem, por duhet ta japë atë në kohë sa më të shpejtë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re