Aktivisti për Teatrin Kombëtar Andi Tepelena, ishte i ftuar paraditen e kësaj të enjteje në studion e Fax News, ku foli mbi vendimin e sotshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me teatrin dhe dy ligjet që sipas tij duhen shfuqizuar.

Ai u shpreh se ky vendim që do merret nga Gjykata Kushtetuese do jetë deçisiv dhe jo i thjeshtë dhe është vendim politik, i cili në rast së është në mbështetje të kauzës do rikthejë besimin e qytetarëve.

“Ishte një betejë shumë e gjatë, 3-vjeçare dhe sot është një ditë shumë e rëndësishme. Gjithë ky vakum i krijuar edhe nga situata e fundit i ka dhënë mundësi edhe qeverisë të kryeje veprime të tilla, sidomos me shembjen e teatrit gjatë pandemisë.

Teatri është shembur por kauza nuk ështe shembur. Vendimi i gjykatës eshtë tejet i  vështirë dhe është vendim politik dhe ku ka besim gjithë pritshmëria e publikut. Gjykata Kushtetuese ka një rol për t’iu kthyer besimin qytetarëve edhe artistëve .

Sot janë dy ligje që mund të shfuqizohen ose e kundërta është Ligji special Fusha që njerezit mendojnë se ka rënë por jo, një ligj që i përcaktoi ose kishte pretekstin se janë bashkëpronarë duke iu dhënë e drejta për të ndertuar në hapësirën e teatrit.

Dhe i dyti është transferimi i pronës nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës Tirana është kthyer në  qytet skizofrenik me këto ndertime të shumta e të paligjshme.

Do shpallet ligjshmëria e këtyre dy VKM dhe nëse  shpallen të paligjshne atehere do kete elemente interesantë reagimi si nga qeveria ashtu edhe nga popullata.”

I pyetur nga gazetarja e Fax News Semena Hasaj se cfarë ndodh nëse vendimi është kundër kauzës për teatrin, Tepelena u përgjigj duke thënë se edhe në këtë rast beteja do vazhdojë me mobilizimin e qytetarëve për ndalimin e projekteve për ndërtimin e teatrit.

“Gjykata Kushtetuese është është maksimumi, mbi organet e tjera, mbi qeverinë dhe sot është pika kur i gjithë  proçesi kthehet ne piken 0, do kemi një fature financiare edhe do kete përgjegjësi individuale për të gjithë ata që kane firmosurjo vetëm institucionale siç ka ndodhur gjithmonë.

Nuk dua ta paragjykoj vendimin, ne kemi besim të plotë te përgjigjia përfundmitare. Edhe nëse jepet një vendim kundër nuk mbaron këtu, beteja do vazhdoje deri në mobilizimin e qytetareve për ndalimin e atij ndertimi.

Nuk kemi parë akoma një projekt real per teatrin edhe mendoj nuk është i financuar, nuk janë paratë për të ndertuar dhe nuk kemi teatër, është rast skandaloz. Projekti i arkitektit danez duket sikur është lënë pezull.”

Tepelena foli edhe për vështirësitë që kjo ka sjellë në aktivitetin e një artisti.

“Artistët reaguan fort, kjo lidhet edhe me gjendjen e tyre profesionale sepse janë lënë në mëshirë të fatit dhe e gjitha kjo solli një shpërthim shpesh edhe emocional.

Gjendja e teatrit ishte lënë në gjendje katastrofike.

Antarët e gjykatës janë edhe gjyqtarë por edhe qytetarë, besoj nga përvoja se ata janë dashamirës të artit dhe kulturës.

Rëndësi ka që kauza të jetë e shendetshme edhe publiku të degjohet, të merren vendimet në emër të popullit”-përfundoi Tepelena.

(E.D)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re