Ju ka ndodhur ndonjëherë të mos gjeni fjalët e duhura dhe të mendoni po sikur t’ia shpreh me ndonjë lule? Që nga Orienti mistik e deri ne Perëndimin e industrializuar, lulet kanë shërbyer gjithmonë për të përçuar emocione dhe mesazhe të caktuara. Gjuha e luleve ose florigrafia është një ndër gjuhët më të bukura që mund të ekzistojë. Të dhurosh lulen e duhur nënkupton të japësh mesazhin e duhur, të dhurosh emocionet e duhura. Ndonjëherë pas një luleje fshihet qoftë një fjali e vetme. Një fjali e thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Këto janë disa nga fjalitë më të bukura që ‘’thonë’’ lulet .Tulipani i verdhë – Në buzëqeshjen tënde fshihet dielli.Trëndafili francez – Të ftoj të takohemi nën dritën e hënës.Kamelia rozë – Më mungon.Kamelia e bardhë – Je e adhurueshme.Kamelia e kuqe – Je flaka që mban ndezur zemrën time.Krizantema – Je një mikeshë shumë e çmuar .Trëndafili i bardhë dhe i kuq – Të dua akoma e do të të dua përgjithmonë.Lulebora (Ortensia) – Faleminderit për mirëkuptimin.Lulja Anemone Galilee – Mos më braktis. Kthehu sërish tek unë.Gardenia – Nuk mund të jetoj më pa ty.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re