Skip to content

Çfarë duhet të dimë për fibrilacionin atrial?

Alketa Koroshi 6 e1461849618146

1.- Fibrilacioni atrial shoqërohet me nje sëmundje bazë të zemrës dhe me rritje të rrezikut  të vdekjes, insult cerebral, insuficiencës kardiake  dhe demencës.

2.- Terapia për gjendjet që rrisin rrezikun për fibrilacion atrial, duke përfshirë hipertensionin, hiperlipidemia, diabeti mellitus, apnea e gjumit, mbipesha dhe konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të zvogëlojë rrezikun e përsëritjes së fibrilacionit atrial.

3.- Prania ose mungesa e faktorëve të rrezikut për insult cerebral përdoret për të vlerësuar rrezikun e insultit  në mënyrë që të përcaktohet nëse antikoagulimi është i indikuar për fibrilacionin atrial paraoksizmal ose të vazhdueshëm.

4.- Kur fibrilacioni atrial ka qenë i pranishëm për 48 orë ose më gjatë ose për një kohë-zgjatje të panjohur dhe është planifikuar kardioversioni elektiv, një periudhë e antikoagulimit para dhe pas kardioversionit është e indikuar, edhe kur faktorët e rrezikut për goditje në tru mungojnë.

5.- Takikardia e pakontrolluar mund të çojë në përkeqësimin e funksionit të ventrikulit të majtë. Përpjekjet për të mbajtur ritmin e sinusit duhet të merren parasysh kur fibrilacioni atrial nuk ka qenë i vazhdueshëm për më shumë se 1 vit ose është paroksizmal dhe simptomatik. Ablacioni me kateter është më efektiv sesa terapia me ilaçe antiaritmike, veçanërisht për fibrilacionin atrial paroksizmal.

zemra