Migrena është një dhimbje intensive koke që mund të vijë si simptomë e shtatzanisë. Ndryshimet hormonale në trupin tuaj mund të bëjnë që të prekeni më shpesh nga migrena gjatë shtatzanisë. Kjo vë në pikëpyetje se si mund ta trajtoni migrenën në mënyrë natyrale gjatë shtatzanisë. Simptomat e migrenës gjatë shtatzanisë përfshijnë të përzierat, ndjeshmërinë ndaj dritës, të vjellat, marrje mendsh dhe “aura”, të cilat janë njolla apo vija që mund të ndikojnë te shikimi i njeriut. Dhimbja ndonjëherë mund të bëjë që të keni vështirësi në përqëndrim dhe simptomat mund të jenë vërtet të lodhshme.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra të ndryshme që mund t’i përdorni për të lehtësuar dhimbjet e vazhdueshme që keni. Janë metoda krejtësisht natyrale pa efekte anësore.
Ja disa teknika që mund të provoni:
-Dhoma e errët
Shpesh, migrena mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj dritave. Gjeni një dhomë të errët dhe fikni pajisjet elektronike, në mënyrë që dhimbja të lehtësohet.
-Gjumi
Të flini pak gjumë mund t’ju ndihmojë të lehtësoni migrenën. Shumë njerëz raportojnë që rreth një orë gjumë është mjaftueshëm për të ndaluar dhimbjen.
-Pak akull
Ndërkohë që shtriheni, vendosni pak akull ose nje peshqir të lagur te pjesa e ballit dhe kokës. Kjo duhet të lehtësojë dhimbjen në pak orë.
-Teknika relaksimi
Flisni me doktorin tuaj për ushtrime relaksimi që janë të sigurta gjatë shtatzanisë.
Të relaksoni muskujt e shpinës, qafës dhe kokës mund të clirojë presionin që shkakton migrenë.
-Kujdesuni për veten
Ndonjëherë, migrena mund të vijë si pasojë e dehidratimit, lodhjes, mosushqyerjes
së mirë ose mungesa e gjumit. Përpiquni të mbani një stil të shëndetshëm jetese e të balancuar, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të migrenës.
Si të trajtoni migrenën gjatë shtatzanisë
Ndonjëherë migrena mund të vazhdojë t’ju shqetësojë edhe kur keni provuar mjekimet e
lartpërmendura. Nëse migrena vazhdon të jetë një shqetësim i përhershëm, ju duhet të flisni me doktorin për mjekime alternative që janë të sigurta të përdoren gjatë shtatzanisë.
Nëse aktualisht po merrni mjekime për dhimbjen e vazhdueshme që migrena ju shkakton, sugjerohet që të flisni me doktorin tuaj, nëse është e sigurt për të vazhdoni t’i përdorni. Më së miri duhet shmangur cdo mjekim herbal për të lehtësuar migrenën gjatë shtatzanisë, pasi shumë prej tyre nuk janë testuar dhe disa kanë rezultuar që cojnë në komplikacione.
/shkollaeshendetit.com