A multi-ethnic group of elementary age children are playing together with plastic animal toys at day care.

Fëmija në këtë moshë gjithnjë e më shumë dëshiron të ndihet i madh dhe e tregon atë çdo ditë që kalon.Çfarë është në gjendje të bëj një fëmijë 4 vjeç?Ai flet rrjedhshëm. Fillon të bëhet pak llafazan. Fillon të marrë pjesë në bisedat e para me familjen. Kjo nuk ndodh vetëm drejtpërdrejt, por edhe gjatë telefonave të ndryshme. Ai flet me shokët e tij për lodrat dhe shumë tema të tjera. Fëmija jo vetëm që fillon të përdorë paragjykimet edhe pse mund t’i bëjë ende pa qëllim, por tani gjithashtu ka një fjalor edhe më të gjërë. Mëson të thotë të lutem, kur ai dëshiron të kërkojë diçka dhe faleminderit kur dëshiron të falenderojë dikë. Fëmijët në këtë moshë bëhen dhe pak “trima”. Ata fillojnë dhe flasin me të huajt pa vështirësi. Për shembull, në park flasin pa vështirësi me fëmijët e tjerë.A mund të këndojë një fëmijë 4 vjeç?Një fëmijë i kësaj moshe është në gjendje të këndojë këngë të dëgjuara në radio, tv ose që i ka dëgjuar nga të tjerët. Fillon të fitojë ndjenjën e ritmit dhe të dallojë ndryshimet e një këngë nga një tjetër. Ata nuk është se mbajnë mend saktë fjalët e kengës, por thjesht ju pëlqen melodia. Në përgjithësi kur fëmija dëgjon këngët e tij të preferuara, ai buzëqesh dhe madje mund të kërcejë ose të bëjë lëvizje të lehta të trupit.A mund të ndërtojë një puzzle të thjeshtë fëmija 4 vjeçar?Edhe në këtë moshë fëmija nuk humbet dashurinë e tij për lojërat manuale. Midis tyre një nga më të preferuarat janë ato që duken misterioze. Në moshën katërvjeçare, një fëmijë është në gjendje të mbledhë numra, por jo me shifra të mëdha. Ndonjëherë ndihma e një personi tjetër e ndihmon atë duke e bërë të ndihet më i sigurt në vete. Për shembull kur duhet të bëjë dallimin e ngjyrave të ngjashme. Dëshira për t’u ndier mirë dhe mbi të gjitha të pavarur i bën fëmijët të jenë më aktivë. Ata përpiqen të sillen sa më shumë si të rritur edhe pse nuk e bëjnë në mënyrë të përsosur. Fëmijët e kësaj moshe janë gjithashtu në gjendje të pinë ujë vetë kur kanë etje, të marrin një karrige dhe të ulen, të vishen vetë dhe të zgjedhin ushqimin që u pëlqen.A mund të shkojë në tualet një fëmijë kur është 4 vjeç ?Në këtë moshë fëmijët mund të shkojnë në tualet pa ndihmën e nënës ose babit që tu heqi pantallonat. Megjithëse ata kanë nevojë që dikush t’i pastrojë. Është mirë që nëna dhe babai t’i ndihmojë për shkak se ai nuk është akoma në gjendje të koordinojë lëvizjet dhe të kuptojë nëse tualeti është i pastër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re