Merita Filaj njoftoi policinë pak minuta para se të vendoste ti jepte
fund jetës. 41-vjeçarja nga Molishti i Beratit i kërkoi dje policisë:
“Ju lutem, kujdesuni për fëmijët e mi!” Më pas ajo u gjet e pajetë në
kasollen pranë banesës.
Ajo jetonte me dy vajzat e mitura, nxënëse në shkollën 9-vjeçare. Ndërsa djali adoleshent dhe i shoqi ishin emigrantë në Greqi.

Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depresioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ilaçet.

“Ishte grua e mirë dhe e urtë. Tani, kohët e fundit i kishte shfaqur
shenjat e depresionit, më parë jo”, tha një banore e Molishtit.

“Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, shumë njerëz të mirë dhe korrekt.
Vetëm i shoqi punon, shkon në Greqi, veç të ardhurat e emigrimit kanë”,
tha një tjetër banor.

Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk
kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depresioni.

“Unë si mësuese kujdestare do të jap mbështetjen time për ata dy fëmijë”, tha mësuesja.

“Na vjen shumë keq për ato të dy, mos i ndodhtë kurrë njeriu që t’i ikë nëna, sepse është shumë e rëndë”, thotë një nxënëse.

Duket se mungesa e gjatë e familjarëve ka çuar Meritën drejt aktit të
rëndë për ti dhënë fund jetës dhe për të lënë fëmijët jetimë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re