Kryeministri Edi Rama dhe homologu spanjoll, Pedro Sanchez po mbajnë një konferencë për shtyp nga ambjentet e Kryeministrisë.
Gjatë konferencës kryeministri spanjoll është pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema se çfarë e pengon Spanjën të njohë Kosovën.
Sanchez nuk dha një përgjigje të qartë dhe përsëriti disa herë që në këtë pikë, ndajnë oipinione të ndryshme nga qeveria shqiptare.
“Unë mendoj që miqtë e mirë si Spanja dhe Shqipëria mund të kenë edhe ndryshimet e veta. Dhe ne këtë gjë e kemi sepse ne mendojmë që një deklaratë e njëanshme për pavarësi ky është opinion i qeverisë spanjolle. Por ne mendoijmë që është shkelur e drejta ndërkombëtar prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi.
Është një opinion që ne nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare por kjo nuk do të thoë që ne nuk e nxisim dialogiun me Prishtinën për tu bashkuar me BE.”