Çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën shqiptarët? Ekspertja jep 3 versionet: Dera e pasme nuk hapej nga…

bullgarja.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ende nuk është qartësuar se çfarë çoi deri tek aksidenti në Bullgari, ku mbetën të vdekur së paku 46 persona e u lënduan shtatë të tjerë. Megjithatë, mediat bullgare po raportojnë për tri versione se si mund të ketë ndodhur ky aksident.

Sipas ekspertëve me të cilët ka biseduar Dnevnik, tri versionet se si mund të ketë ndodhur ky rast tragjik janë: mosfunksionimi teknik, gabimi njerëz ose infrastruktura e dobët.

“Mosfunksionim teknik, gabim njerëzor ose infrastrukturë e dobët. Këto janë tri versionet për të cilat, sipas ekspertëve me të cilët po bisedon Dnevnik, mund të punohet në hetimin e aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës , ku një autobus maqedonas mori flakë dhe 46 persona humbën jetën”, shkruan kjo media.

Përplasja më vdekjeprurëse e autobusit në Evropë në 10 vitet e fundit do të hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Hetimit (NSS) dhe është nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit të Sofjes dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit.

Versioni zyrtar i autoriteteve bullgare, i paraqitur nga zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov, i cili drejton SHSK-në, është për punë në dy drejtime kryesore – gabim njerëzor ose mosfunksionim teknik.

Nuk do të ketë hetim paralel në Maqedoninë e Veriut në këtë fazë dhe autoritetet lokale do të bashkëpunojnë me homologët e tyre bullgarë, raportojnë mediat bullgare.

Ka komente të ndryshme se çfarë saktësisht mund të ketë shkaktuar zjarrin, si dhe kur ka ndodhur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të.

Prokuroria bullgare vetëm konfirmoi se ka pasur një shpërthim – arsyet e të cilit ende nuk janë sqaruar. Sakaq eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku, ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari.

Bunjaku thotë se në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, së pari ka ndodhur aksidenti e më pastaj ka marrë flakë.

“Autoritet e Bullgarisë kanë marrë të gjitha masat, sikur edhe po shihet. Në bazë të deklaratës që vërejta nga dëshmitari që arriti të mbijetojë, këtu flitet për një aksident ku fillimisht kishte ndodhur aksidenti e pastaj ka marrë flakë autobusi”, ka thënë ai.

“Vet fakti që autobusi është furnizuar me lëndë djegëse, me naftë, autobusi rezervuarin e ka tek ana e djathtë e përparme. Edhe po shihet kjo pjesë e dëmtuar. Autobusi ka lëvizur në lëvizje të njëtrajtshme. Në bazë të asaj udhëtari nuk ka mundur të reagojë. Ka shpërthyer goma e pastaj vjen zjarri. Pyetja shtrohet se nga ka mundur të shkaktohet zjarri? A mund të ndizen shkëndija të zjarrit nga kontakti i diskut të rrotës, bandashit që i themi, me pjesën metalike. Kur është deformuar autobusi, a është i izoluar rezervuari. Prodhuesi nuk e nxjerr me izolator. Kur ka qenë e deformuar aty ka pasur grimca të vogla të shpërndara të cilat kanë mundur të ndizen lehtësisht në kontakt.

Pyetja tjetër që do të hetohet është se si ka mundur të ndodhë aksidenti? Rregulloret e parashohni qartë se sa kohë ka të drejtë një shofer të udhetoje, t’i jape makines dhe sa të pushojë. Nuk konsiderohet pushim ndërrimi me shofer, por kur automjeti është i ndalur. Është vështirë të merret tahografi pasi ka djegie totale të autobusit. Nuk mund të dijmë sa ka udhetuar pa ndalur autobusi”, përfundoi ai.

Ndërsa ekspertja bullgare, Diana Rusinova shprehet se bankina (barriera e hekurit) ka bllokuar hapjen e derës së pasme.

Nga ajo derë kanë tentuar të dalin për të shpëtuar udhëtarët, por nuk kanë mundur. Rusinova përfaqësuesja e Qendrës Evropian për politikat e transportit tha për BTV se në vendin e aksidentit kanë gjetur së bashku me organizatat e tjera parregullsi të tjera. “Pamë mungesë të shenjave rrugore, të ashtuquajturit “sy mace” me reflektim zero të dritës, kushte të rënda të rrugës, por nuk mund të themi se cili ishte faji i shoferit. Në segmentin rrugor ka probleme serioze”, tha ajo.

Ekspertja shtoi se në momentin e aksidentit, shoferi mund të ketë qenë i hutuar. “Shoferi ndoshta ka gabuar kur nisur për t’u futur në kthesë, ka kuptuar në momentin e fundit që po hynte në këtë kthesë. Ai ka goditur ishullin ndarës dhe prej andej e ka kthyer timonin fort në drejtimin tjetër. Dyshojmë se ka ecur ngadalë, e me gjasë ka pasur edhe material që lehtë ndizet dhe ka shumë të ngjarë ai të ishte katalizator për zjarrin”, tha ekspertja.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë