Përmbledhja e re shkencore që vjen nga Poli i Jugut nuk është shumë ngushëlluese: disa shkencëtarë britanikë dhe amerikanë janë takuar për të diskutuar  për vëzhgimet e reja rreth akullnajës më të madhe të gjetur në Antarktidë të quajtur Thwaites, e cila shtrihet në një zonë me madhësinë e Britanisë së Madhe ose Floridës ,dhe në disa vende shpesh është mbi dy mijë metra, por vitet e fundit me sa duket po shkrihet më shpejt se në të kaluarën.

Rezultatet e studimit-Projekti, i quajtur Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Thwaites Glacier (ITGC), studion mekanizmat që kontrollojnë tërheqjen e kësaj akullnaje të madhe, të mbiquajtur “Apokalipsi” dhe që konsiderohet ndër më të mëdhajat dhe më të shpejtat në shkrirje në botë. Për të qenë të qartë, nëse do të zhdukej plotësisht, niveli i detit do të ngrihej me 65 cm, që do të ishte një katastrofë e madhe. “Thwaites është zvogëluar për më shumë se 80 vjet, duke e përshpejtuar në mënyrë dramatike shkrirjen në 30 vitet e fundit, dhe gjetjet tona tregojnë se ka të ngjarë të zvogëlohet më shumë dhe më shpejt,” tha për CNN, bashkëpunëtor i Koordinimit Shkencës të ITGC dhe gjeofizikani Rob Larter. Puna e tyre konsiston në parashikimin e shpejtësisë dhe shtrirjes së rritjes aktuale të nivelit të detit në mbarë botën, e cila mund të ketë ndikime të mëdha në qytetet bregdetare duke filluar nga ishujt e Paqësorit të poshtëm dhe duke arritur në metropolet si Nju Jorku dhe Londra.

Çfarë mund të ndodhë?“Ekziston një konsensus se tkurrja e Thwaites Glacier do të përshpejtohet brenda shekullit të ardhshëm, megjithatë, ekziston gjithashtu shqetësimi se proceset shtesë të zbuluara nga studimet e fundit, të cilat ende nuk janë studiuar mirë për t’u përfshirë në shkallë të gjerë të modeleve. mund të shkaktojë një përshpejtim të shkrirjes më herët,” theksojnë studiuesit. Megjithatë, këto janë vlerësime dhe parashikime: asgjë e sigurt dhe e pakundërshtueshme, por sigurisht një aspekt që duhet t’i kushtohet vëmendje dhe të vazhdojë të monitorohet për të kuptuar tendencën aktuale të së ardhmes. Thwaites Glacier është jashtëzakonisht i prekshëm sepse akulli i tij qëndron në një bazë shumë nën nivelin e detit që zbret në zemër të Antarktidës Perëndimore.

Roli i robotëve nënujorë- Për analizat e Akullnajave , shkencëtarët zakonisht përdorin teknologji të avancuara si ato të robotëve nënujorë që studiojnë trashësinë e akullit dhe shumë parametra të tjerë, si dhe teknika të reja hetimi mbi thyerjet e akullit: megjithëse shkenca ka bërë përparim të rëndësishëm, ka ende shumë gjëra për të kuptuar rreth të ardhmes së kësaj akullnaje. Për të kuptuar se sa i madh është ky kolos, mjafton të mendoni se është rreth 120 km i gjerë dhe konsiderohet një “gur themeli” i shtresës së akullit të Antarktidës Perëndimore, pjesa më e madhe e së cilës shtrihet në një shtrat nën nivelin e detit.

“Është shqetësuese që modelet e fundit kompjuterike parashikojnë humbje të vazhdueshme të akullit që do të përshpejtohet gjatë shekullit të 22-të dhe mund të çojë në shembje të gjerë të shtresës së akullit të Antarktidës Perëndimore në shekullin e 23-të”, thotë Dr. Ted Scambos, koordinator shkencor amerikan i ITGC dhe studiues akullnajash  në Universitetin e Kolorados.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re