Ekspertët kanë zbuluar disa gjëra të cilat duhet bërë rreth sëmundjes shkatërruese të trurit.

Helen Macpherson nga Universiteti Deakin, ka zbuluar disa mënyra përmes të cilave njerëzit mund të ulin rrezikun nga zhvillimi i demencës.

Ajo thotë se humbja e peshës, ushtrimet dhe mos pirja e duhanit janë esenciale.

Leximi i gazetave dhe lojërat sikurse shahu po ashtu forcojnë trurin.

Demenca është një sëmundje, e cila karakterizohet nga humbja e memories, konfuzioni, humbja e aftësive për t’u marrë me gjërat e përditshme.

Faktori kryesor i rrezikut për demenca është mosha e vjetër. Rreth 30 për qind e njerëzve të moshës mbi 85 vjet jetojnë me demenca. /kp/.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re