Skip to content

“Çfarë është e bukur s’mund të jetë shqiptare,” Ceka shpërthen për deklaratën e Sgarbit: Nuk takoi Meikom Zeqon, por disa që hanë gjizë e pinë raki

Publicisti italian Vittorio Sgarbi, ka bërë një deklaratë shumë kompromentuese disa ditë më parë pasi e quajti Bylisin qytet antik grek gjatë një vizite që bëri në zonën historike shqiptare.

Në lidhje me këtë ka folur mbrëmjen e sotme për “Aktualitet” në Fax News, arkeologu i njohur, Neritan Ceka, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Sgarbit por edhe autoruiteteve shqiptare e sidomos ministrisë së kulturës.

“Kjo qeveri bujare që jep PPP dhe koncesione, tani do të japi me koncesion edhe kulturën. Vjen këtu një italian shoqërohet me paratë e shqiptarëve dhe në fund lëshon këtë që tha. Shtraus kur erdhi, qeveria e atëhershme që ishte komuniste si kjo e sotmja i dha si shoqërues Aleks Budën dhe u largua me përshtypje aq të mira. Ky njeri me atë Butrint dhe Bylys  që kemi ia heq dhe ua jep grekëve. Një gjë që është e jona, e paraardhësve tanë nuk kemi pse e heqim nga pasuria jonë kombëtare. Kjo ndarje e këtij njeriu që vjen nga përbuzja e frymëzimit nga vizita e tij, sepse mendon se çfarë është e bukur nuk mund të jetë shqiptare.

Nuk takon shqiptarë të kulturuar ky, nuk takon Meikom Zeqon, ata që frymëzojnë  kulturë, e takojnë ata që hajnë gjizë dhe pinë raki, që mendojnë se vetëm opingat dhe qeleshet janë shqiptare. Si nuk tha një gjë për Teatrin shqiptar të ndërtuar nga italianët? Ne nuk kemi gjë me grekët, ç’është greke është greke, jo më shumë se një javë më parë kam ftuar ambasadoren greke të shkojmë atje para se të shkonte ky ditëziu, se kemi kulturë shumë të ngjashme. Dhe ç’bën ministria e kulturës, kjo deklaratë e mikut të paftuar të Bylysit që shkoi atje për raki, që në vend ta frymëzojë e bën të dali në të kundërtën e tij.

Sgarbit mund ti them se po është puna për qytete greke ke në jug të Italisë. Rreziku ne na vjen nga brenda, nga injorantët që kemi. Ky është rreziku edhe për qeverinë Rama, Rama nuk është i rrezikshëm, por grupimi që ka krijuar. Ishte një mbret që bëri kryeministër pleshtin se si pleshtin sdeshi asnjeri, këta picklonin njerëzit, ata nuk ankoheshin se kishin kryeministrin plesht. Ky është problemi ynë më i madh. Libri i fundit që kam në dorë janë shqiptarët dhe pleshtat sa nuk na kanë prishur pleshtat kulturën.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb