Fibroadenoma është një tumor jo i rrezikshëm i gjirit që shihet kryesisht tek femrat në moshë të re. Nganjëhere fibroadenoma mund të paraqitet në moshat e mesme dhe te shtyra.

Pse fibroadenoma paraqitet më shpesh tek femrat në moshë të re?

Sepse fibroadenoma ushqehet me hormonin estrogjen. Prandaj nëse femra është e re dhe në periudhën produktive mundesia e paraqitjes së fibroadenomes është më e lartë.

Në shumicën e rasteve femrat e dallojnë vetë praninë e fibroadenomave në prekje. Në përgjithësi fibroadenomat rriten ngadalë dhe me kalimin e moshës mund të zvogëlohen vetvetiu.

Fibroadenomat nuk mbartin rrezikun e shndërrimit në kancer. Por, tek pacientet të cilat kanë fibroadenoma, për shkak të rritjes së sensitivitetit (ndjeshmerise) ndaj estrogjenit, rreziku i paraqitjes së kancerit të gjirit me origjine nga indi tjetër përvec fibroadenomes, është 0.5-2 herë më i lartë së tek femrat e tjera. Ky fakt nuk duhet t’i frikesoje pacientet. Tek një paciente që konsuman cigare rreziku i kancerit te mushkerise është 200 herë më i lartë dhe rreziku i kancerit të gjirit është 50-100 herë më i lartë se tek femrat e tjera.

TRAJTIMI

Nëse diagnoza klinike dhe radiologjike është 100% e sigurtë për fibroadenome, atëhere nuk është e nevojshme nxjerrja kirurgjikale e saj. Nëse lezioni është i dyshimte, atëhere qasja e pare për diagnostifikim është biopsia tru-cut (core biopsy). Pacientet të cilat i nënshtrohen kirurgjive të panevojshme të gjirit, për shkak te prerjes së kanaleve të qumështit, mund të përjetojnë probleme në ushqyerjen me gji të foshnjave. Biopsite e gjirit te përsëritura dhe të panevojshme, e vështiresojnë diagnostifikimin e kancerit të gjirit në të ardhmën.

Në cilat rastë fibroadenomat duhet të nxirren në menyrë kirurgjike?

Nëse fibroadenoma është më e madhë se 4cm, nëse shkakton problem estetik, apo psikologjik tek pacientja dhe nëse rritet më shpejtë, atëhere ka indikacion për largimin e saj në mënyrë kirurgjike.

Nëse nuk ekzistojnë indikacionet e lartëpermendura, atëhere bëhet kontrolli fizik dhe me USG fillimisht 2 herë çdo 3 muaj, pastaj kontrollet bëhen 1 herë në vit. Për kontrollin fibroadenomave nuk është e nevojshme mamografia. Pas 2 vitesh nëse nuk ka rritje të fibroadenomes nuk ka nevojë të vazhdohet me kontrollë.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re