Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ironizuar deklaratën e aktivistes e cila lëshoi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke e akuzuar se kishte ‘shitur’ liderin historik të PD-së, Sali Berisha në këmbim të mbylljes së dosjes së lobingut. I ftuar në “Frontline”, Salianji fillimisht pyeti se kush ishte Kokalari dhe më pas e konsideroi atë një person me një dëshirë të madhe për vëmendje. Me ironi, Salianji tha se ka edhe shenjt që mendojnë se me një të prekur të shërojnë nga turmori, por jo gjithçka besohet.

Pjesë nga intervista

Marsela Karapanço: Dje zonja Evi Kokalari lëshoi akuza ndaj zotit Basha në Durrës…

Ervin Salianji: Çfarë është kjo? Çfarë përfaqëson?

Marsela Karapanço: Shoqëri civile, aktiviste
Ervin Salianji: S’e kisha dëgjuar. S’e kam parasysh.

Marsela Karapanço: E kuptoj ironinë tuaj Këtu flitet si për një presion, në deklaratën e zonjës Kokalari

Ervin Salianji: Qytetarët që marrin fjalën në këto takime janë të profileve të ndryshme. Personazhet që për nga përmbajtja duken boshe dhe kanë një dëshirë skizofrenike të papërmbajtshme për vëmendje. ….apo të kthejnë shpirtrat e mirë afër, me këta njerëz, apo këto profile që shiten si të tillë, ka parë shumë Shqipëria. S’kam koment.

Ka shumë Shqipëria kështu! Nuk është ironi, por përshkrim që mendoj se është më realist i personazheve të këtij lloj që Shqipëria ka personazhe të shumta. Nëpër periferi ka nga këto që po të shkosh të martojnëë, të shërojnë turmorin, të kthejnë filxhanin apo ringjallin të afërmit…Ka kshu shenjt që dalin dhe sillen si njerëz që kanë diçka në dorë dhe mund të bëjnë gjithçka.

Në kodrën përballë në Tiranë ka pasur shenjtorë të tillë, Leonora quhej. Dhe ju prandaj ju pyeta se thashe se mos…po pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin me secalin nga shtetasit e vet? Jeni në vete? Ju besoni që po të shkonit te këta që me një të prekur të shërojnë nga tumori?

E pranishme në ‘foltoren’ e Berishës, Kokalari tha praktikisht se Basha e ‘shiti’ ish-kreun e PD-së në këmbim të mbylljes së një dosjeje korrupsioni në SHBA. Sipas Kokalarit, PD-ja ka paguar 750 mijë dollarë për lobing në SHBA, në shkelje ligjore dhe për ta mbyllur këtë dosje, është sakrifikuar Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re