

Darkë. Qendra tregtare po bëhej gati të mbyllej. Pas një pune të gjatë, punëtorët e një dyqani këpucësh atje, po bëhen gati për t’u larguar. Një burrë vjen papritur në një dyqan, ndërsa klientët e tjerë po bëheshin gati për t’u larguar. Punëtorët habiten disi, kur shohin se i riu, dukshëm një turist i huaj, shoqërohej nga një fëmijë.
I mituri ishte zbathur, me rroba të rreckosura. Burri iu afrua një prej punonjësve atje, që rezultonte të ishte asistent menaxher i dyqanit të këpucëve dhe i kërkoi ndihmë.
“Nuk e prisja… ishte hera e parë që kisha parë një të huaj me një fëmijë rrugësh”-do të deklaronte më vonë punonjësi.
Burri i bëri me shenjë fëmijës që të shkojë tek këpucët, ndërsa një prej punonjësve e ndihmoi. Djali qëndroi për disa momente duke i parë ato. Më pas zgjodhi një palë këpucë dhe i veshi.

Një buzëqeshje e madhe i përshkroi fytyrën.

Një prej punonjësve, një vajzë, iu afrua djalit. E kishte parë shpesh teksa shiste nëpër rrugë lule. Ashtu zbathur.
“Mos harro të falenderosh këtë zotëri, sepse nuk ndodh shpesh që dikush të të dhurojë diçka”.
“Po motër”- i kishte thënë 14 vjeçari punonjëses, ndërsa në fytyrë nuk i ikte buzëqeshja.
Përveçse punonjësve, këtë vepër të bukur humane e kishte parë dhe një grua, e cila ishte në dyqanin e këpucëve në atë moment. Ishte një punonjësve shtetërore.
“Kisha kaluar një ditë të vështirë në punë… kur pashë atë gjest, ishte një kujtesë për të mos u dorëzuar”-tha ajo.

Vajza që punonte në dyqan mendoi ta postojë në rrjetin social historinë, pasi kishte folur me burrin e panjohur. Turisti e kishte parë djalin në rrugë, teksa shiste lule. I kishte blerë lulet dhe i kishte kërkuar të shkonin diku afër së bashku (për të blerë këpucët)
Mediat lokale i kërkuan një intervistë, por turisti refuzoi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017 në Filipine. Një histori e thjeshtë për të treguar se çfarë do të thotë humanizëm dhe se përse vepra e mirë, nuk njeh kohë.
