Skip to content

“Cfarë fitimi kemi ne nga vonimi i procesit?”, avokati i Thaçit tregon hapin e radhës për t’u mbrojtur: Kemi caktuar një hetues privat

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper akuzoi Prokurorinë Speciale se ka pretendime të pabaza se pala mbrojtësë po synon po do ta vonojë çështjen.

“Ndihet një lloj frakture mes ZPS-së dhe Gjykatës mes asaj se çka po bën mbrojtja dhe realitetit. Mund të them që për të gjitha grupet e mbrojtjes kemi një nivel përfoljeje sa i përket realizimit  të hetimeve në emër dhe në llogari të mbrojtjes sonë, të të akuzuarve që përfaqësojmë. Është një keqkuptim i plotë i ZPS-së se ne po duam ta vonojmë çështjen. Kjo është diçka shqetësuese për mua. Nuk ka absolutisht asnjë lloj sugjerimi për vonimin e procesit gjyqësor nga ana e mbrojtjes dhe nuk e kuptoj se çfarë fitimi mund të ketë mbrojtja nga kjo dhe nuk e di pse prokuroria e pretendon një gjë të tillë deri në një masë”, tha Hooper.

Avokati tha se nuk i ka filluar ende hetimet. “Personalisht do të doja të them që ne ende nuk i kemi filluar hetimet dhe përgatitjet për to.  Unë personalisht nuk i shoh hetimet që mund të fillojnë përpara prillit dhe mund të them se edhe në qoftë se nuk do të ishte situata e COVID-19, do të ishte prapë situata e vështirë. COVID-19 ka vështirësuar shumë qasjen për ne. Thaçi pret që unë të vij në Hagë, dhe unë pres që të vij në fund të këtij muaji”, tha ai.

Hooper bëri të ditur se ka caktuar një hetues privat që jeton në Zvicër. “Në fillim të këtij muaji kemi caktuar dikë që të funksionojë si hetues kryesor. Ai është një person që jeton në Zvicër dhe i ka vështirësitë e veta. Nuk e shikoj që të kemi mundësi të fillojmë hetimet edhe për pak muaj”, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb