“Marrëveshja underground” mes PS dhe Rithemelimit ishte pika e dytë e diskutimit në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se pse tani kjo marrëveshje, në një moment që Bardhi vjen nga SHBA dhe bëhet nënkryetar i Rithemelimit, deputeti demokrat Sula tha se mazhoranca po njeh opozitën reale.

Por për analistin mentor Kikia ky është një projeksion ndërkombëtar, pasi të gjithë e kanë të qartë që PD nuk shkon në zgjedhje me Berishën si kandidat për kryeministër pasi nuk fitojnë kurrë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Sa erdhi nga SHBA, shkoi ke pallati Berishës, pa zgjedhje në parti e bëtë nënkryetar, po kaq shpejt u arrit marrëveshja me mazhorancës, si e lexoni?

Dashnor Sula: Po të shikosh ato 3 vite që Rama dhe mazhoranca deligjitimonte shumicën e opozitës flasim për Rithemelimin, dhe që nuk i jepte asnjë hapësirë, një gjë arrihet se kush është opozita reale, këtë emër ka.

Pranvera Borakaj: Ju duhej Gaz Bardhi të legjitimohej Berisha?

Dashnor Sula: Këtë po bën mazhoranca, pasi pakica që kishte 7 deputetë kishte anëtarë të komisioneve.

Mentor Kikia: Situata duhet lexuar ndryshe. Se si ambasada e SHBA si komisioni europian nuk kishin pranuar të negocionin me një palë politike të drejtuar nga Sali Berisha. Nëse do kujtojmë një përpjekje kur thjeshtë u nxit mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe kur kjo u publikua me ndihmën e Bashës që ka një shtysë nga ndërkombëtarët, pati një reagim të përgjithshëm duke thënë se ne nuk kemi negociuar. Ambasada e SHBA ka një vendim drastik për të mos negociuar me Berishën. Çfarë ndryshoi? Çfarë ndodhi që befas amerikanët u ulën dhe thanë që dy grupet parlamentare të plotësojnë komisionin e reformës zgjedhore. Unë mendoj se ka një veroim me qitje të largët, që ndoshta një përpjekje që nga vetë grupi brenda PD-së së ribashkuar,m ka një pritshmëri dhe një vendosmëri që në zgjedhje të mos shkohet me Sali Berishën si projeksion për kryeministër i ardhshëm. Gjatë e parë është projektimi një partie të re, me individë të rinj. Përtej atij grupi të vogël që janë pas Berishës, pjesa tjetër nuk duan të shkojnë me Berishën në zgjedhjet e 2025-sës. Nëse shkohet me Berishën në 2025-sën humbja është 100% e sigurtë. Unë shoh sinjalizime të reja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re