Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbërthyer skemën e shitjes së Delta Pharama, kompani e cila po hetohet nga SPAK dhe që dyshohet se ka lidhje me ish-ministrin e Shendetësisë, Ilir Beqaj.

Delta Pharma në pronësi i Eduart Currajt, u shit nga i fundit, duke futur në “Delta Holdin’ edhe shtetasin Dorian Sadiku, i cili mori 50% të aksioneve. “Pra, Sadiku ka hyre pa asnjë lek ne një biznes 40 milione euro ne vit.

Dhe cmimin e blerjes se kuotave do ta paguante me fitimet e biznesit qe bleu. Po kështu mund te blesh dhe Apple apo Amazonin. Futesh pa asnje lek dhe behësh pronar i gjysmës se Apple se e paguan çmimin me fitimet qe do nxjerre Apple rrugës”, thekson ai.

Por Sadiku sipas gazetarit është kutati i përfaqësusit të kompanisë multinacionale të barnave “Novartisi”.

“Por historia eshte dhe me interesante se kaq. Dorjan Sadiku eshte kunati i Kliti Hotit. Zoti Hoti eshte përfaqësuesi zyrtar i Novartisit ne Shqipëri.  Te jesh përfaqësuesi zyrtar i nje gjigandi farmaceutik boteror dhe te kesh biznes familjar distribucioni te medikamenteve me kompani tjeter nuk lejohet. Nuk ta lejon kompania, ne kete rast Novartisi. Tani pse i ka mbyllur syte Novartisi eshte ceshtja? Dy jane alternativat ketu. Ose ja kane hedhur, ose ka patur qejf qe t’ia hidhnin. Por kjo eshte shume e çuditshme per nje kompani boterore”, thekson Tomorri.

 Novartis është kompania e vetme që përfitoi nga tenderat e ministrisë së Shëndetësisë, ku me vendimet e firmosura nga Ilir Beqaj u përjashtuan kompanitë prestigjoze të barnave.

(LEXO SHKRIMIN E PLOTE ) 

Zbulohet skema/ Si Ilir Beqja favorizoi kompaninë “Delta Pharma”, duke ndryshuar vendimet! U përjashtuan firmat e njohura të huaja për t’i hapur rrugën “Novartis”! Lidhja mes dy bizneseve
Po sot u gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Adriana Beqaj ka qenë ortake themeluese e shoqërisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” së bashku me Arti Malajn dhe secili zotërues i 50 % të kapitalit. Kjo kompani ka lidhje me ‘Delta Pharma’, ndaj të cilës BKH me urdhër të SPAK ka zhvilluar kontrolle. 

Sipas ekstraktit te QKR me datë 26 shkurt 2019, me anë të kontratës së dhurimit, Adriana Beqaj dhuron 35% të kuotave të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj, duke bërë që ky i fundit të ketë 85 % të aksioneve dhe gruaja e ish ministrit 15%.

(LEXO KETU—> Gruaja e Ilir Beqajt, aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma’! Zbulohen kontratat, si i shiti kapitalet kur nisi hetimi për Sterilizimin)

 

 **********
NGA KLODIAN TOMORRI

Delta Pharma zoterohej 100 per qind nga Eduard Curraj. Ajo eshte kompania e dyte me e madhe farmaceutike ne Shqiperi me xhiro vjetore rreth 40 milione euro dhe fitim neto diku 2-2.5 milione euro ne vit.

Ne janar te ketij viti themelohet Delta Holding. Ortaket e Delta Holding jane Dorian Sadiku dhe Eduart Curraj, secili me 50 per qind te aksioneve, ndersa kapitali i kompanise eshte 50 mije euro.

Ne 27 shkurt, Curraj ja shet Delta Pharma-n kompanise Delta Holding, ku ishte vete pronar me 50 per qind te aksioneve. Pra zoti Curraj shiti nje biznes ku ishte 100 per qind pronar, tek nje kompani ku ishte 50 per qind pronar.

Gjysma tjeter i kaloi Sadikut. Por nejse. Deri ketu, ne rregull.

Cmimi i shitjes ne kontrate eshte percaktuar 903 milione leke ose rreth 9 milione euro, pa pak. Por inxhinieringu qendron tek menyra e pageses. (Termin inxhiniering financiar e shpiku Berlusconi kur fshihte leket ngaqe e kishte vene ne ndjekje Di Pietro ne kohen e Mani Pulite.)

Fillimisht bleresi, pra Delta Holding, do te paguaje vetem 30 mije euro brenda 3 muajsh nga firmosja e kontrates ne llogarine e shitesit, pra Delta Pharmas. Pjesa tjeter e cmimit prej 8 milione e 970 mije eurosh do te shlyhet per 10 vjet.

Per pagesen e kesaj shume do te vendosej here pas here me vendim ansambleje te ortakeve te Delta Holding. Ansambleja e Delta Holding eshte Curraj dhe Sadiku.

Pra, Sadiku ka hyre pa asnjë lek ne një biznes 40 milione euro ne vit. Dhe cmimin e blerjes se kuotave do ta paguante me fitimet e biznesit qe bleu. Po kështu mund te blesh dhe Apple apo Amazonin. Futesh pa asnje lek dhe behësh pronar i gjysmës se Apple se e paguan çmimin me fitimet qe do nxjerre Apple rrugës.

Por historia eshte dhe me interesante se kaq. Dorjan Sadiku eshte kunati i Kliti Hotit. Zoti Hoti eshte përfaqësuesi zyrtar i Novartisit ne Shqipëri.

Te jesh përfaqësuesi zyrtar i nje gjigandi farmaceutik boteror dhe te kesh biznes familjar distribucioni te medikamenteve me kompani tjeter nuk lejohet. Nuk ta lejon kompania, ne kete rast Novartisi. Tani pse i ka mbyllur syte Novartisi eshte ceshtja?

Dy jane alternativat ketu. Ose ja kane hedhur, ose ka patur qejf qe t’ia hidhnin. Por kjo eshte shume e çuditshme per nje kompani boterore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re