Një ditë pas tërheqjes nga primaret e iniciuara nga nga ish-kryeministri Sali Berisha, Voltana Ademi ka folur sërish sot mbi arsyet e dorëheqjes.

Ditën e sotme ajo është shfaqur duke votuar për kandidatët në garë, ndërsa sqaroi se nuk ka asnjë arsye më shumë se ato që ka deklaruar në statusin e saj të largimit.

“Jo unë kam qenë krejt e qartë besoj. Jam përpjekur të jem e strukturuar dhe e qartë për të gjithë, në mënyrë që të gjithë ta lexojnë ashtu siç e kam shkruar. Kam qenë e bindur për një hap që përfaqësimi i të gjithë atyre njerëzve që duhet dhe mund të drejtojnë vendin, Shkodrën në këtë rast, duhet të jetë një grup, pjesë e grupit jam edhe vetë. Jam nga ato që e kam mbështetur lëvizjen e Sali Berishës, do vijoj të jem aktive për këtë. Të sigurohemi që do të kemi pjesëmarrje sa më të mirë të njerëzve që mbështesin gjithë kandidatët ne do sigurojmë një maksimalizim të përfaqësimit të qytetit. Një thirrje për qytetarët për të votuar në 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që ne duhet ta japim”, deklaroi Ademi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re