Maskat janë një nga temat më të diskutuara që kur se janë zbuluar rastet e para të personave të infektuar nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri.

Ka pasur denoncime se maskat e futura në përdorim në Shqipëri kanë qenë të skaduara, ka pasur edhe akuza të tilla se ato nuk e kryejnë funksionin për të të mbrojtur nga transmetimi i virusit, ndërsa së fundmi, është mjeku Ilir Allkja që ka publikuar një material në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë, Allkja ka shpërndarë foton e një maske që në fakt është marrë nga profili i Ardi stefës, dhe sqarimin përkatës rreth saj ndërsa në mbishkrim që është në gjuhën franceze shkruhet se të mbron nga gazi dhe avulli dhe nuk ka të njëjtin efekt për ndotjet virale apo infektive.

“Ju lutemi vini re: ky produkt nuk është pajisje mbrojtëse personale. Nuk rekomandohet si mbrojtje ndaj asbestit, silicës, tymrave të tjerë toksikë, gaz dhe avull. Ky produkt nuk mbron nga ndotjet virale ose infektive”, shkruehet në mbishkrimin e ambalazhit të maskës.

“Për ata që dinë modestisht frëngjisht si puna ime: “Ky produkt nuk ju mbron nga infeksionet virale ose infektimi!” Si thua Dritan Shano?”, shkruan Stafa.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re