Kryeministri Edi Rama ka folur për moslinjëzimi me deklaratën e BE për Prishtinën dhe mosdënimin nga ana e Unionit të sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga ana e grupit kriminal serb.
“Çfarë hetimi pret BE?”, u shpreh Rama gjatë një konference për mediat, duke theksuar se Kosova është në momente dramatike dhe situata mund të përkeqësohet në çdo moment.
“Zëdhënësi i Brukselit tha se duhen pritur rezultatet e hetimit, edhe mund të ishim dakord me këtë nëse minimalisht Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal që i mori jetën policisë së Kosovës, por në vend të hetimit të ngjarjes të provokuar nga grupi kriminal serb, dhe policia, Serbia zgjodhi t’i nderojë duke i shpallur ditë zi”, u shpreh kreu i qeverisë.
Edi Rama: “Ky qëndrim për moslinjëzimin me deklaratën e BE ka të bëjë me ç’balancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente dramatike, ku situata mund të përkeqësohet nga ora në orë, e dita në ditë.
Kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës.
Zëdhënësi i Brukselit tha se duhen pritur rezultatet e hetimit, edhe mund të ishim dakord me këtë nëse minimalisht Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal që i mori jetën policisë së Kosovës, por në vend të hetimit të ngjarjes të provokuar nga grupi kriminal serb, dhe policia, Serbia zgjodhi t’i nderojë duke i shpallur ditë zi.
Çfarë hetimi pret BE? Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE që pret hetimin nga autoritetet e Kosovës por s’besoj se do ti pranojë rezultatet e hetimit të Kosovës, pavarësisht se ishte grupi kriminal serb që provokoi dhe shkuan atje për të ndaluar një terror.
A po heton vetë BE? Mirë do ishte, por nuk e dëgjova nga zëdhënësi i BE. Sikur ta dëgjonim këtë.
Ne nuk kërkuam rezultatin e një hetimi, por dënimin pa ekuivok të vrasjes së policit të Kosovës nga një grup kriminal dhe dënimi i aktit absurd të nderimit të grupit kriminal të armatosur deri në dhëmbë për demonstrimin e një force të paligjshme dhe u asgjësuan nga policia e Kosovës.