Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti i ftuar në studion e “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi, foli për fushatën elektorale, përplasjet politike si edhe programin e Partisë Demokratike.

Alizoti u shpreh se në demokraci mbrojtja e votës është e domosdoshme, ndërsa u shpreh se PD do të bëjë gjithçka nëse do të ketë cënim të saj. Ai gjithashtu u shpreh se kundërshtarët politikë nuk kanë përse të merren e me flokët e Alizotit sepse askujt nuk i hyn në punë, por të merren me projekte konkrete.

“Në demokraci është e domosdoshme që vota të jetë e sigurt. Nëse ajo cënohet bie gjithçka dhe ne duke pasur shumë fakte jemi të detyruar që të jemi aktiv. Ne duhet të jemi të paskrupullt në mbrojtjen e votës”, tha Alizoti.

Alizoti foli për qarkun e Beratin, duke u shprehur në se në këtë qytet mbizotëron një varfëri e llahtarshme.

Ndërsa tregoi për takimet e zhvilluara në banesat e familjarëve atje, ai tha se varfëria është ulur këmbëkryq jo vetëm në rrethina, por edhe në qendrën e Beratit, duke kritikuar palën kundërshtarët për mungesën e mbështetjes për banorët në këto 8 vite.

“Varfëria është shumë e madhe. 50 metra larg qendrës së Beratit ka një mjerim të tmerrshëm, një varfëri që po të futesh në banesat e tyre traumatizohesh. Aty shokohesh, Berati është kthyer në një vend shumë të varfër dhe nuk mendoj që ka me lidhje me të majtën dhe të djathtë. Zonat ku ka shkelur, fshatrat, rrethinat vetë qytetit është në gjendje të mjerueshme.

Ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm, nuk do të ndodhin mrekulli, por ky lloj gllabërimi duhet të ndalohet. Ne do të jemi elitarë, do të merremi direkt me njerëzit. Pala tjetër le ta bëjë, për mua banaliteti është shkatërrim i Shqipërisë. Kjo tregon dobësinë e kundërshtarit që nuk ndjek individin”, deklaroi Alizoti.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, intervista nuk u fokusua vetëm tek projektet politike, por edhe tek historia e tij personale.

Ai tregoi se ka pasur një jetë të vështirë dhe kjo e bërë me të ndjeshëm dhe më të prekshëm ndaj realitetit të varfër me të cilën përballët çdo ditë qytetarët.

“Vuajtja është fatkeqësi nuk është krenari. Por dua të citoj një thënie,-njerëzit më fatkeqe janë ata që nuk kanë vuajtur. Ngjarjet e mia më bëjnë të kuptoj vuajtjet e tyre. Kjo ndoshta më bën mua shumë emocional që kur futem në shtëpitë e tyre, unë tmerrohem. Çfarë i duhet qytetin parkingjet kur fëmijët nuk kanë me çfarë të ushqehen. Kryetari i bashkisë së Beratit i ka shtëpitë me shtesa me 100 kamera, përse duhet kjo”, thotë ai.

Ndërsa ndan në studio një ngjarje me të cilën ai vetë është përballuar gjatë takimeve elektorale, ai tregon për një zonjë e cila edhe pse gjithë ditën në punë, nuk kishte fituar para as për të ushqyer fëmijët… “Kjo është tmerruese dhe në këtë mënyrë mund të kalosh në vetëvrasje, pasi nuk ke çfarë t’i dërgosh fëmijëve në shtëpi. Çfarë i duhen Shqipërisë aeroportet?

Më ka zënë frika të shkoj në ato lagje sepse më ka zënë një shok emocional”, shprehet Alizoti, ndërsa shton se të jesh 8 vite në qeveri dhe të mos kesh asnjë program , por të merresh me flokët e Alizotit, kur askujt nuk i hyn në punë”, u shpre Alizoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re