Një filxhan i përditshëm i këtij çaji mund të bëjë më shumë sesa thjesht të qetësojë stomakun tuaj.

Kjo rrënjë e mrekullueshme është konsideruar si një perlë e kuzhinës dhe një ilaç i fuqishëm mjekësor për shkak të vetive unike, pikante dhe tepër qetësuese.

Nga aroma e tij freskuese deri te nuancat e agrumeve, një filxhan çaj xhenxhefili ofron një përvojë shqisore ripërtëritëse dhe qetësuese. Por, përtej aromës, a ofron ndonjë përfitim shëndetësor të mbështetur nga studimet?

Një filxhan çaj xhenxhefili përmban:

Kalori: 2

Karbohidrate:  1 g

Sheqerna: 0 g

Fibra dietike: 0 g

Yndyrë: 0 g

Yndyrë të ngopur: 0 g

Natrium: 9.6 mg

Kalcium: 7.2 mg

Kaliumi: 9.6 mg

Çaji i xhenxhefilit përmban gjithashtu sasi të vogla të vitaminave dhe mineraleve, por nuk është një burim i rëndësishëm i këtyre lëndëve ushqyese. Në vend të kësaj, hulumtimi ka nxjerrë në pah se çaji i xhenxhefilit është i pasur me komponime bioaktive të quajtura gingerolë dhe shogaol, të cilat kanë gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës.

Xhenxhefili është i njohur për aftësinë për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Disa përfitime përfshijnë ulje të kolesterolit të keq, rritje të kolesterolit të mirë dhe uljen e presionit të gjakut.

Mund t’ju ndihmojë të kontrolloni peshën.

Dëshira për të ngrënë çdo 5 sekonda mund të jetë një nga arsyet pse nuk mund të kontrolloni peshën, dhe pirja e çajit të xhenxhefilit mund t’ju ndihmojë. Studimet kanë zbuluar se kjo rrënjë pikante mund të ulë urinë dhe është e aftë t’ju bëjë të ndiheni të ngopur.

Mund të ndihmojë në kontrollimin e sheqerit në gjak.

Ju mund ta njihni sheqerin e lartë në gjak si diabet dhe nëse tipi 2 është ai që keni, ne kemi një lajm të mirë për ju. Disa studime kanë zbuluar se është e mundur të zvogëlohen ndërlikimet e diabetit me vetëm 12 javë të konsumit ditor të xhenxhefilit. Por, në çdo rast, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Mund të lehtësojë dhimbjen e gjurit.

Motoja e xhenxhefilit mund të jetë gjithashtu “jo më dhimbje në gju”. Nëse hani ose pini xhenxhefil për 6 muaj, mund të rezultojë në më pak dhimbje për ata që kanë artrit në gju.

Mund të parandalojë kancerin.

Ka prova të forta që provojnë se xhenxhefili ka fuqinë për të parandaluar disa lloje të kancerit, të tilla si kanceri i stomakut, pankreasit dhe i mëlçisë.

Mund të rrisë sistemin tuaj imunitar.

Të qenit sëmurë vazhdimisht mund të kthehet në një situatë të së kaluarës nëse vendosni të konsumoni xhenxhefil çdo ditë. Në  21 ditë mund të shihni një përmirësim në sistemin tuaj imunitar, i cili mund të rezultojë në rënie të infeksioneve dhe sëmundjeve.

A është mirë të pi çaj xhenxhefili çdo ditë?

Përderisa çaji i xhenxhefilit është diçka që ju pëlqen, ai nuk shkakton efekte anësore negative për ju dhe nuk ndërvepron me ndonjë nga medikamentet tuaja është mirë të shijoni çaj xhenxhefili çdo ditë.

Pse çaji i xhenxhefilit është i mirë për stomakun tuaj?

Çaji me xhenxhefil mund të lehtësojë problemet e stomakut të lidhura me nauze dhe të vjella. Falë një përbërësi të quajtur 6-gingerol, xhenxhefili ka veti kundër të përzierave, duke rritur lëvizshmërinë GI për të ndihmuar në reduktimin e kohës që përjetoni shqetësime.

A është mirë të pini çaj xhenxhefili para gjumit?

Po, pirja e çajit të xhenxhefilit pas darkës ose para gjumit mund të ndihmojë në tretjen dhe lëvizshmërinë e zorrëve. Për më tepër, çaji i xhenxhefilit është një opsion i shkëlqyeshëm pa kafeinë për t’u pirë para gjumit, veçanërisht nëse përjetoni dhimbje muskulore, pasi vetitë e tij anti-inflamatore mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni  dhe të bëni një gjumë të mirë gjatë natës./Gazeta Shëndeti

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re