Sa i shëndetshëm është konsumimi i një smoothie në ditë?

Smoothie-t janë të shëndetshëm dhe freskues, dhe ju mund t’i shijoni ato në çdo kohë të ditës. Dhe pjesa më e mirë është se ju mund të shtoni fruta apo perime sipas dëshirës, duke i bërë ato shumë ushqyese.

Megjithatë, a është mirë të pini një çdo ditë? Dietologët zbërthejnë të mirat dhe të këqijat e smoothie-ve, duke ofruar këshilla se si t’i përgatisni ato dhe nëse këshillohen të konsumohen çdo ditë.

Çfarë janë Smoothie-t?

Smoothie është një pije e përzjer e servirur e ftohtë që më së shpeshti bëhet me përzierje frutash dhe perimesh. Zakonisht fillon me një bazë të lëngshme si ujë, qumësht, dhe të gjithë përbërësit përzjehen në një blender.

Përbërësit e zakonshëm

Ka qindra receta smoothie, secila me një përzierje të ndryshme përbërësish. Megjithatë, këtu janë disa nga përbërësit  më të njohur:

  • Zarzavate me gjethe
  • Perimet jeshile si kastravecat, filizat dhe selino
  • Fruta të freskëta dhe të ngrira si manaferrat, mango, ananasi, mollë, banane, portokall, shegë, qershi, kivi, shalqi, kokosi dhe dardha
  • Perime si karotat, panxhari dhe lulelakra
  • Avokadot
  • Kakao
  • Tërshëra
  • Arra
  • Kos
  • Qumësht dhe ai me bazë bimore
  • Gjalpë i arrave si gjalpi i kikirikut dhe bajames
  • Tahini
  • Fara si chia, liri dhe kërpi
  • Erëza si rrënja e freskët e xhenxhefilit, kanella dhe shafrani i Indisë
  • Lëngje frutash si mollë dhe boronicë
  • Ëmbëlsues si mjalti, hurma, shurup panje dhe stevia
  • Matcha
  • Akull i grimcuar

Llojet e Smoothie

Për shkak të bollëkut të përbërësve që mund të hidhni në një smoothie, mund të bëni qindra smoothie të ndryshme. Megjithatë, shumica e smoothie i përkasin një nga tre kategoritë e mëposhtme:

Smoothie jeshile: Ju do të gjeni të paktën një jeshile me gjethe në këto smoothie –  spinaqi, lakra jeshile ose lakra kale – së bashku me fruta dhe perime të tjera të pasura me lëndë ushqyese për të hequr shijen e hidhur të zarzavateve. Këto fruta dhe perime shpesh janë gjithashtu jeshile, kështu që mos u habitni nëse shihni tranguj, avokado, selino dhe mollë jeshile në përzierje. Megjithatë, produkte të tjera me ngjyra mund të hyjnë edhe në këto smoothie.

Smoothie me fruta: Këto smoothie janë shumë të lidhura me frutat. Ju mund të bëni një smoothie me pothuajse çdo frut, qoftë ai i freskët, i konservuar apo i ngrirë. Bananet dhe manaferrat priren të jenë fruta të njohura në këto smoothie.

Smoothie me proteina: Këto smoothie janë krijuar për të shtuar proteinat në dietën tuaj. Proteina mund të jet me bazë bimore ose shtazore, shpesh në formën e qumështit, kosit dhe pluhurit të proteinave. Për shkak se proteinat janë të nevojshme për rritjen dhe riparimin e muskujve,  smoothie-t proteinik janë të preferuar nga personat që merren me aktivitet fizik.

Përfitimet shëndetësore të Smoothie

Vetëm një vështrim në përbërësit që gjenden në smoothie, dhe është e qartë se ato vijnë me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë:

  1. Përmbajnë shumë lëndë ushqyese

Shumica e smoothie zakonisht kanë përmbajtje me shumëllojshmëri frutash, perimesh dhe përbërës të tjerë ushqyes. “Kjo do të thotë që ju mund të përfshini lehtësisht një sërë vitaminash, mineralesh, fibrash dhe antioksidantësh në dietën tuaj në një formë të përshtatshme dhe lehtësisht të tretshme”, thotë Crystal Scott, M.S., RD, LDN, një dietologe në Las Vegas.

  1. Janë të përshtatshëm dhe të shpejtë

Smoothie-t e balancuara mirë janë një mënyrë e thjeshtë për të konsumuar një vakt ushqyes. Ato gjithashtu mund të bëhen shpejt ose të blihen lehtësisht.

  1. Ju ndihmojë të konsumoni më shumë fruta dhe perime.

Shumë njerëz kanë një dietë të varfër ushqyese, megjithatë, duke pirë një smoothie, me siguri do të afroheni me marrjen e pesë deri në shtatë racione të frutave dhe perimeve që ju nevojiten çdo ditë. Studime të shumta tregojnë se një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

  1. Përmirësoni shëndetin tuaj të tretjes

Bakteret në zorrën tuaj lulëzojnë me fibra dhe ju mund të merrni fibra vetëm nga produktet bimore. Sipas një artikulli të vitit 2018 të botuar në revistën mSystems të Shoqatës Amerikane për Microbiology, njerëzit që konsumojnë 30 ose më shumë ushqime të ndryshme bimore në javë mund të kenë një mikrobiom të zorrëve më të larmishme sesa ata që hanë 10 ose më pak.

Duke konsumuar një smoothie me bazë bimore, ju do të merrni një sasi të mirë fibrash, duke ndihmuar tretjen dhe duke promovuar një zorrë të shëndetshme.

  1. Mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës suaj

Smoothie-t jo vetëm që mund të kontrollojnë porcionet, por janë të balancuara mirë dhe mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur dhe më gjatë, duke reduktuar gjasat për të konsumuar ushqime më pak ushqyese gjatë ditës. Plus, dendësia e lëndëve ushqyese të smoothie mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave ushqyese të trupit tuaj, duke reduktuar potencialisht dëshirat për ushqime jo të shëndetshme.

Mangësitë e mundshme

Me të gjitha përfitimet e mësipërme, mund t’ju habisë të dëgjoni se ka disa fakte kundër smoothies.

  • Ju mund të merrni shumë sheqerna të shtuara
  • Mund të mos ndiheni të ngopur
  • Ju mund të rrisni rrezikun e problemeve shëndetësore

Smoothie-t detox që pretendojnë se detoksifikojnë trupin tuaj dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Shumë prej këtyre programeve të detoksifikimit janë të rrezikshëm sepse ato nxisin marrjen e një sasie shumë të ulët të kalorive dhe mund të çojnë në mangësi në disa lëndë ushqyese, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pavarësisht nëse i konsumoni ato si një vakt mëngjesi apo pasdite, smoothie-t me sasinë më të vogël të sheqernave të shtuara mund të jenë një mënyrë e përshtatshme për të konsumuar ushqime më të pasura me lëndë ushqyese./ EatingWell.com

Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re