Një ndër selinë qëndrore të BE-së mbeti për një kohë ne errësirë një natë më parë.

Zyra e Komisionit Evropian bëri të ditur mbrëmë fikjen e dritave në selinë e tyre në mbështetje të Orës së Tokës.

Ora e Tokës është lëvizja më e madhe mjedisore në botë, sipas së cilës dritat duhet të fiken për një orë çdo vit për të kursyer energjinë elektrike.

Kjo lëvizje na kujton të gjithëve se veprimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh për planetin tonë.

“Fikni dritat dhe bashkohuni me ne!”, tha Komisioni Evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re