Presidenti Ilir Meta, nga Durrësi, është pyetur nga gazetarët për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim bërë pak ditë më parë, ku iu drejtua kandidatëve për kryebashkiakë me një mesazh për pasojat që mund të shkaktojë mbështetja e personave të shpallur “non grata” nga DASH.

 

“Jam e bindur që qytetarët e Duurësit, por edhe pesë bashkive të tjera do të zgjedhin me vullentin e lirë për kandidatët më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim sa më të madh të komunitetit dhe një përfshirje sa më të gjerë. Iu takon qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e tyre. Në fund fare të fitojë vullneti i qytetarëve dhe kandidatëve më me integritet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re