Brad Pitt po xhiron filmin e tij të ri “Bullet Train”. Disa foto nga skenat ë këtij filmi, e tregojnë aktorin e shumëdashur për publikun të gjakosur dhe pis në fytyrë.

Këto pamje të japin përshtypjen që Pitt ka pësuar ndonjë aksident, duke qenë se shenjat ngjajnë shumë reale.

Ylli i filmit u pa duke parë i mavijosur dhe i trishtuar ndërsa po filmonte një skenë në Los Anxhelos të martën për filmin e tij të ri “Bullet Train”, në të cilin ai luan një vrasës vdekjeprurës së bashku me bashkë-yllin Joey King.

Pitt, 57 vjeç, u pa i veshur me pantallona të zeza të errëta dhe një bluzë të bardhë të ndotur ndërsa gjaku i rremë i mbulonte krahët dhe nyjet.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re