Një azil pleqsh në New York ka raportuar 98 vdekje të lidhura me koronavirusin, një shifër e përshkruar nga kryetari i bashkisë së qytetit  si “absolutisht e tmerrshme”.

Qendra Geriatric Isabella në Manhattan tha se 46 nga banorët e saj vdiqën pasi u testuan pozitivë, ndërsa 52 të tjerët u dyshuan se kishin virusin.

“Është absolutisht e tmerrshme,” tha kryetari i bashkisë së Neë York Bill de Blasio. “Është humbje e paçmueshme dhe është thjesht e pamundur të imagjinosh kaq shumë njerëz të humbur në një vend.”

Sipas të dhënave të Associated Press, New York ka pasur të paktën 3,065 vdekje në azile – më e madhja në SHBA – që nga e enjtja.

Washington Post gjithashtu kreu një studim mbarëkombëtar. Ai thotë se numri i shtëpive të pleqve që raportojnë publikisht raste të covid-19 është dyfishuar në javën e kaluar, me më shumë se një në gjashtë institucione në Sh.B.A tani pranojnë infeksione midis banorëve ose stafit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re