Një burrë i urtë, pasi kishte bërë pazarin, po ecte për në shtëpi. Rrugës ai pa një tregtar që shkonte me pesë gomarë duke mbajtur çanta të cilat dukeshin shumë të rënda për t’i mbajtur gomerët.

Burri i urtë e pyeti tregtarin: “Çfarë ke mbushur në këto çanta, që këta gomerët e gjorë nuk mund t’i mbajnë?”

Tregtari u përgjigj: “Këto çanta janë të mbushura me gjëra të dobishme për njerëzit. Unë do të shkoj në treg për t’i shitur këto.”

Burri i urtë i tha: “Çfarë gjërash të dobishme janë mbushur në këto thasë?”

Tregtari u përgjigj: “Gomari i parë që shihni është i ngarkuar me thasë keqtrajtime/vuajtje.”

Urtaku u bë kureshtar dhe e pyeti: “Po kush do ta blejë këtë?”

Tregtari tha: “Blerësit janë njerëzit që sundojnë. Shitet me një çmim shumë të lartë.”

Urtaku e pyeti duke treguar me gisht gomarin e dytë, “Çfarë ka në thasët e këtij gomari?”

Tregtari u përgjigj: “Kjo çantë është plot krenari… dhe blerësit e saj janë intelektualët.”

Tregtari vazhdoi: “Çantat në gomarin e tretë përmbajnë xhelozi dhe klientët e tij janë njerëz të pasur që nuk mund të tolerojnë suksesin e njerëzve të tjerë. Shumë njerëz e blejnë këtë.

Çanta mbi gomarin e katërt përmban pandershmëri. Klientët janë ata biznesmenë që fitojnë duke mashtruar. Gjithmonë ka shumë blerës të gatshëm për këtë.”

Urtaku e pyeti: “Atëherë çfarë është ngarkuar në gomarin e fundit?”

Tregtari u përgjigj: “Çantat mbi këtë gomar janë plot me mashtrime dhe njerëzit që nuk bëjnë asnjë punë dhe bëjnë mashtrime për të mashtruar njerëzit, blejnë shumë nga kjo.”

Pikërisht atëherë urtaku u mendua dhe kuptoi diçka shumë të rëndësishme.

Urtaku e kuptoi se tregtari i dha një mësim të madh.

Ekziston vetëm një mënyrë për të shitur me sukses në këtë botë, dhe ato nuk janë mallrat. Por janë dobishmëria dhe emocionet që njerëzit duan të marrin prej përdorimit të tyre. Shit problemin që zgjidh, e jo produktin që ke.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re