Kryesuesja e listës zgjedhore të LSI në Durrës Elona Guri është përleshur me një qytetar në Durrrës.

Përplasja ka agravuar ku është dashur ndërhyrja e punonjësve të policisë.

Mësohet se Guri është shoqëruar në komisariat për sqarimin e motiveve të ngjarjes.

Përmes një njoftimi të shkurtër policia njofton:

“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit”, nënvizon policia. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re