Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar replikat me kryeministrin Rama. Përmes një postimi në ‘Twitter’, kryedemokrati i numëron dështimet dhe premtimet e pambajtura kryeministit, duke filluar nga 300 mijë vendet e reja të punës të premtuara në 2013, e duke vazhduar me gënjeshtrat për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe ilaçeve.

Postmi I plotë: Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re