Gazetarët e kronikës i kanë drejtuar disa kërkesa Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në pritje që kjo e fundit të arrestojë peshqit e mëdhenj, në një Gusht që u premtua se do të ishte i nxehtë, sa i takon arrestimeve.

Kërkesat e tyre janë nga më të larmishmet dhe pavarësisht se përmbajnë doza humori, kanë pritshmëri për punën e SPAK në vijim.

Nisin me kërkesa për arrestime, lek dhe nuse e përfundojnë, me peshq dhe tiganë, që duket se edhe këtë verë nuk u panë, ndryshe nga sa u premtuan me bujë.

“Arrestime, lekë edhe nuse”, shprehet gazetari Elvis Myrta, të cilit i dalin në krah edhe dy kolege që do i hidhnin para në dasmë dhe do i paguanin muajin e mjaltit.

Gazetarja Anila Hoxha ka kërkuar “kokat e peshqve e mëdhenj”, ndërsa Klodiana Lala, pasi ju zunë peshqit, kërkon tiganin.

“Meqë Anila e kapi peshkun unë dua tiganin”, thotë gazetarja Klodiana Lala.

Një kërkesë ka edhe gazetari Arsen Rusta, i cili kërkon të lirohet kolltuku, pasi këtë të fundit e ka me merak, i lodhur nga vitet e gjata në terren.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re