Nga: Adnan Dura

Qyteti i Beratit në të kalurën e largët ka qënë përherë qendër e rëndërishme e vlerave të kohës . Për shembull, nga historia kujtojmë se ky qytet ka luajtur rol të rëndësishëm në Perandorinë Romake . Po kështu më vonë duke qënë një zonë me rëndësi pozicionale e tregëtare ka qënë ndër qytetet e para që kanë përqafuar Islamin. Dëshmi që Islami në këtë zonë ka qënë para ardhjes së Osmanëve janë objektet e kultit të një arkitekture jo Osmane sic është dhe Xhamia e Kuqe në kalanë e qytetit. Ndërsa në Perandorinë Osmane roli i tij sa vjen dhe bëhet më i rëndësishëm dhe më evident. Berati ishte porta e Jugut e trojeve Shpiptare asokohe.. dhe si e tille kishte për deytrë që të ishte dhe adminsitrator i rolit të fesë në te gjithe jugun e Shqipërise. Për këtë ka shumë dëshmi historike. Ky rol vazhdoi i tille deri në ditet që feja në shqipëri të shpallej “opium ” në kohën më të errët të saj Kominizmin. Pas rënies së Komunizmit dhe lirisè dhe te drejtes së praktikimit të fesë Berati u kthye përsëri në pozicionin e më hershëm , myftinia e Beratit dhe e gjith Jugut.
Kjo periudhe pos -komuniste është edhe ajo ku dua të ndalem pak.
Berati edhe ne vitet 90 ishte ndër qytete e para që theu frikën e cila kishte kapluar vendin dhe rihapi Xhamite e mbyllura, por jo vetem, por edhe në këtë ringjallje të besimit fetar ishte nga qytetet e pakta që kishte kuadro të vetat me potenciel të lartë për të drejtuar Myftinine e rrethit por edhe më tepër. Mund të përmendim ktëu Efendi Mehmet Bolleke, ef.Qeramudin Durdia, ef.Murat Dura, ef. Ali Nalbani, ef. Kujtim Civeja e shumë e shumë të tjerë. Por si vazhdoi historia e fesë islame në Berat?!
Myftiu i pare ishte ef. Mehemet Bolleke (zerini tij ishe një zë bilbili shumë melodioz në këndimin e Kuranit)por ajo që ka rëndësi është menyra e zgjedhjes ashtu si e permenda edhe më sipër.
Berati edhe në këtë kohë kishte disa kuadro për të qënë në krye te Myftinisë por Kmsh e pa të udhës të vinte ne Berat me një grup te deleguar dhe të kishte një konsultë me xhematin dhe instancat e kohës, kur pasi pyeti dhe mori pelqimin e tyre kthehet ne kmsh dhe nje jave me vone erdhi H. Sabri Koci dhe pasi mbajti hytben e xhumasë.
Në perfundim të namazit, në prani te xhematit uroi dhe emëroi myftiun e parë të periudhes pos-komuniste ef. Mehmet Bolleken i cili e mbajti kete detyrë për një periudhe 6 mujore e për arsye të tija shëndetsore dha dorheqjen (Zoti e meshirofte)
E vendin e tij e zuri përsëri një Beratas i cili ishte edhe djali i myftiut te fundit të periudhes para se Shqiperia të shpallej vend ateist. Sidoqoftë le të kthehemi tek historiku i myftinisë në Beratin pos-komunist, pra edhe në rastin e myftiut te dyte Ef. Qeramit nje jave para marrjes se detyres KMSH dërgoi nje grup i cili u konsultua me xhematin, njëjtë me të njëjtin format zbatimi sic ndodhi edhe herën e parë.
E këshu vjen perseri H.Sabriu një javë pas koansultimit dhe miratimt të grupit të interesuar.
Ai mbajti hytben e xhumasë dhe pas namazit uroi dhe emroi myftiun e DYTE te periudhes pos kominiate ef. HAXHI Qeramudin Durdia. Myfinia e Beratit edhe gjatë kesaj kohe ka qenë Myftina e Beratit dhe e gjithe Jugut .
Pra ishte përseri nën tarditen e hershme që ka pasur KMSH. Ku edhe pas largimit te Ef. Qeramit tradita persëritet.. KMSH dergon një grup konsultativ ku ka marr përshtypjet dhe miratimin e xhematit dhe struktarve te interesit. Me pas në
Myftinine e Beratit dhe pas nje jave vjen përsëri H. Sabri Koci mbanë hytben dhe në perfundim te namazit uroi dhe emeroi myftiun e ri cili qe ef. Murat Dura ( Allahu e meshiroftë) i cili vazdoi rrugëtimin në krye të institucionit në traditen e pararendësve te tij.
Por me pas dukshëm u vu re se u prish tradita e zgjedhjes dhe emërimit të Myftiut .
Pas largimt nga kjo detyrë e myfti ef. Murat Dura nga Kmsh në mënyrë arbitrare në krye te myftinise ata prunë një djalë të ri nga pogradeci Baftjar Kellezin edhe pse u thye tradita e më hershme edhe pse u anashkaluan kuadrot e vet qytetit që me thënë të drejten nuk kanë munguar e as nuk mungojnë edhe gjat kesaj kohe por për hir të bashkpunimit dhe ecjes përpara xhemati i gjith e pranoi në unisong . E mbeshteti , i hapi dyert dhe perkrahu në mënyrën më shembullore gjë kjo që konfirmohet nga ai vet dhe nga KMSH . Berati nuk është se e ka problem të bashkpunoje me një të “huaj” i ardhur nga rrethet duket qartë kjo, por te mos zgjatemi myfti Baftjari për arsye të vetat largohet por dhe menyra e largimit lë për të deshiruar sepse u be si një veprim i shpejtë pa zë në qytet dhe në xhemat. Por kjo nuk është e vetmja më largimin e Baftjarit , në myftininë Berat emërohet një djalë tjetër pa eksperiencë dhe në ‘terr’ të plotë informacioni për xhematin, këshillat e xhamive apo edhe për grupimin më të lartë të një myftinie sic është Keshilli i Myftinisë. E ketu vlen të thkesohet që është një organizem konsultativ dhe jo ekzkutiv sidoqoftë edhe ky djale u mikprit me mikpritjen e një vendi me tradita islame sic është Berati por ajo që e mjegulloi situaten ishte se ky djalë i ri sic thamë pa eksperienecën e duhur dhe pa e njohur qytetin pas disa muajsh jep dorheqjen dhe në mënyrën me cinike lajmëron me nje sms që “- po lagohem kam paraqitur dorheqjen.” Te gjendur perballe kesaj situate dhe në veshtirësi për të menaxhuar drejtë te gjithë këtë Keshilli i
Myftinisë dhe Keshilli i
Imamve të qytetit paraqisin një kërkesë për të patur një Myfti nga Berati ,këtë here dhe ku emrat dhe numrat janë perhere të shumtë.
Pa dshur të percaktonim dikë u paraqitën disa emra të cilet vinin në qytet pasi kishin studiuar në vende të ndryshme në Saudi, Egjipt dhe Turqi, jo më kot u propozuan të tille për të theksuar që kemi shume në qytet por edhe kjo kerkesë duket se ra në vesh të shurdhet sepse pasi nuk u morrë parasysh nga KMSH dhe me imponim jo më me konsultë sic vepronte kohë me parë KMSH . Na thanë se e kanë caktuar një tjetër të tyre.. E hoqen si Myfti i Lacit dhe e sollën në Berat kjo gjë nuk i pelqeu as pak xhematit por edhe Këshillit sepse duket sikur janp të pa perfillshëm dhe jo grup interesi për Myftiun. Të gjithë në Berat u ndien të fyer të pa vlersuar, pra bashkpunimi i tyre u morë si detyrim nga KMSH dhe jo si një vlerë që Islami mbart në vetvete. Pyetja ql lind vetvetiu është: Cfarë kanë më tepër këta që sjell KMSH nga elementet që gjenden në Berat?. A mos KMSH ka për qëllim një sektarizëm dhe jo një gjithpërfshirje të xhematit mysliman në menaxhimin e institucionit ? Përse një njeri i “tyre” është më i vleresuar se një tjetër?! Cfarë e bënë një të tyre që nuk është kompetent ne imamllekun të paktën te dukshëm në leximn e Kuranit te jetë më i vlerësuari. Pra për ta përbledhur KMSH vitet e fundit është larguar nga tradita, po shpërfill oragniken baze të Bashkësise Islame , Xhematin dhe vlerson më shumë disa njerëz nga disa të tjerë gjë që ndikon drejtperdrejtë në krijimin e ideve sketare dhe jo gjithpërfshirëse.
Keshilli i Myftinisë Berat ka tentuar disa hërë që kjo situatë të gjej një zgjidhje me mirkuptim, por perhërë ka hasur në një përgjigje fondamentale ‘Topi është i mi penalltin e gjuaj vetë’!!!. Pra Berati nuk po kerkon dicka jashtë logjikës, nuk po kërkon dicka jashtë traditës, po kërkon një institucion gjith perfshirës dhe një institucion të muslimaneve jo të një grupacioni. Nëse kjo kërkesp dikujt i është dukur e pa drejtë nuk më mbetet të them se ankesen ja drejtoj Zotit ! Ai di si ta zgjidh më mirë. Por edhe dicka dinjiteti nuk mund te nëpërkmbet!
Ne ishim bashkëpunues, ne dhamë nga e jona ata nuk leshojnë nga e tyrja!
Ne jemi me parimin islam; nuk ka dallim ndermjet Arabit dhe jo Arabit , te bardhit dhe te ziut, por nuk jemi me parimin e “fermës së kafëshve “të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.
Nga e gjithë kjo situatë shpresoj shumë për bashkepunim në arritjet e kërkesave tona, ura lidhese e jo ndarëse a percarje, dinjitet, mirkuptim dhe gjykim të matur pa qënë nevoja të hiperbolizohet e gjithë kjo dhe pa u bërë shkak për ndonjë barsolte ” Moderne” mes nesh..
E pyeten një ditë Andrean po ti ketu si erdhe? O vella nuk e di as vetë, ata të LSI- së më sollen!!!!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re