Rritja e çmimit të naftës, e cila prej ditës së djeshme tregtohet me 258 lekë, ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, të cilët shprehen se e kanë të pamundur që ta përballojnë.

Të pyetur nga Fax Neës, shumë prej tyre shprehen se çmimet në përgjithësi, dhe veçanërisht ato të hidrokarbureve, janë shumë të larta, në krahasim me standardin e pagave që janë në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme qytetarët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste simbolike, duke fikur makinat në mesditë.

Qytetari1: Nuk është e përballueshme, me këto rroga që janë në Shqipëri, kërkojmë rishikimin e çmimeve

Qytetari 2: Është absurditet, por këtë shtet kemi çfarë të bëjmë, është monopoli i Edi Ramës

Qytetari 3: Çfarë komenti moj motra, ne jemi jashtë shtetit, unë një muaj me pushime jam, nuk e di si ja dalin  njerëzit që janë këtu, është katastrofë. Nuk krahasohen dot standardet

Qytetari 4: Patjetër që duhet të reagojmë, edhe në protestën e parë ishim të pranishëm, por nuk na dëgjon njeri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re