Kush rrezikohet më shumë nga virozat?
Të gjithë mund të prekemi, por më të rrezikuarit janë fëmijët, por edhe të rriturit që kanë sëmundje të tjera sekondare. Pra të sëmurët kronikë. Kjo sepse imuniteti i tyre është me i ulët për shkak të sëmundjes që kanë.
Çfarë duhet të bëjmë kur prekemi nga virozat?
Në momentin që prekemi nga virozat duhet një mjekim simptomantik, që në varësi të shenjave që kemi duhet të marrim mjekimin. P.sh. nëse fëmija ka temperaturë merret një medikament që ul temperaturën, siç është paracetamoli, ponstan, iboprofeni. Gjithashtu duhet të përdoren shumë çaji, supërat, lëngjet. Por, ajo që është më e rëndësishme është edhe konsultimi me mjekun, në këtë rast me pediatrin dhe jo me farmacistin. Antibiotikët nuk duhet të merren në rast të një viroze normale, së cilës i duhen 5 ditë për të plotësuar kurbën e saj. Në rastet kur kemi komplikacione të gripit, atëherë rekomandohet përdorimi i antibiotikut.
Çfarë komplikacionesh mund të sjellë moskurimi apo kurimi i gabuar i virozave?
Në raste se ka shenja të virozave duhet bërë menjëherë vizita te mjeku i familjes. Nëse nuk ka mundësi që ta bëjnë këtë, atëherë këshillohet përdorimi i paracetamolit për uljen e temeraturës, por jo të aspirinës. Komplikacionet e një infeksioni viral mund të jenë një sinozit, një infeksion urinar etj.
Si duhet të vishen fëmijët?
Me veshjen duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi njëherë ftohtë një herë ngrohtë, bën që fëmija të djersitet dhe ajo djersitje është e keqe dhe mund ta ftohë fëmijën. Pra veshja duhet të bëhet në varësi të temperaturave. Ashtu siç vishet vetë nëna, ashtu duhet të veshë edhe fëmijët.